• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Plani për daljen nga izolimi, DW bën publik paralajmërimin e fortë të Merkel: Kujdes ekstrem

16 April, 2020
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord që kufizimet për shkak të krizës së koronës të vazhdojnë deri më 3 maj. Shkollat do të rihapen “gradualisht” duke filluar nga data 4 maj.

Bashkë me lajmin për zbutjen e masave kufizuese për shkak të krizës së koronës kancelarja Angela Merkel u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve që të respektojnë kufizimet në luftën kundër pandemisë së koronës. Vërtet që në Gjermani spitalet, mjekët dhe stafi infermieror nuk janë të mbingarkuar, tha Merkeli pas takimit virtual me kryeministrat e landeve, por ky është vetëm “një sukses i brishtë i ndërmjetëm”.

Merkel njoftoi se shkollat do të rihapen “gradualisht” duke filluar nga data 4 maj, por shtoi se nuk ka shumë hapësirë për ndryshime të masave kufizuese ose për t’u nxituar, edhe nëse këto lidhen me qëllime të mira. Po ashtu u mor vendim që fillimisht të rihapen vetëm dyqane me sipërfaqe deri në 800 metra katrorë.

Kujdes ekstrem

Kancelarja paralajmëroi se ende nuk është gjetur ndonjë vaksinë dhe prandaj duhet të vazhdojë të ushtrohet “kujdes ekstrem”. Po për këtë arsye edhe aktivitete të mëdha si konferenca, festivale, koncerte apo festa nuk do të lejohen as muajt e ardhshëm. “Sipas vlerësimeve tona festivale apo aktivitete të mëdha nuk do të jenë të mundshme të zhvillohen deri më 31 gusht 2020,” tha kryeministri i landi të Hessenit, Volker Bouffier.

Edhe shërbesat fetare “njëherë për njëherë nuk do të lejohet të zhvillohen”, tha kancelarja Angela Merkel, duke sqaruar se këtë javë do të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësuesit e feve.

Aplikacion për gjurmimin e të infektuarve

Kancelarja falënderoi qytetarët që respektuan në shkallë të lartë kufizimet. Liberalizimi i masave kufizuese mund të shoqërohet me detyrimin për të mbajtur maska në hapësira publike. Po ashtu në mënyrë që përhapja e virusit Corona të pengohet edhe më tej duhet të ndiqen rrugët e infeksionit dhe të kufizohen vatrat e mundshme të infeksioneve. Për këtë qeveria gjermane planifikon krijimin e një aplikacioni për smartphone, me të cilin mund të gjurmohen kontakte të mundshme me njerëz të infektuar. Por përdorimi i këtij aplikacioni do të jetë vullnetar, tha Merkel.

Vendimi që fillimisht të rihapen vetëm dyqane me sipërfaqe deri në 800 metra katrorë u kritikua ashpër nga Shoqata Gjermane e Tregtisë, sepse sipas saj ky vendim çon në “shtrembërim të konkurrencës dhe pasiguri ligjore”. – DW

Paraardhëse

“E dija çfarë më priste”, pasi mposhti koronavirusin, Brataj zbulon çfarë ka kaluar: Ma bënë me hile, nuk më treguan

Pasardhëse

Gjigandi televiziv amerikan ‘Fox News’ plas ‘bombën’: Në tregun e Wuhan-it nuk janë shitur kurrë lakuriq nate, ja ku lindi koronavirusi

Pasardhëse

Gjigandi televiziv amerikan ‘Fox News’ plas ‘bombën’: Në tregun e Wuhan-it nuk janë shitur kurrë lakuriq nate, ja ku lindi koronavirusi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.