• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjeku pneumolog: Nuk dëmtohen vetëm mushkëritë! Kjo është frika më e madhe që kemi

9 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
347
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pneumologu, Arjan Mezini, i cili punon në spitalin Covid 2 të ngritur tek ‘Shefqet Ndroqi’, ka treguar sesi paraqitet gjendja e të shtruarve deri më tani.

I pyetur nga ABC News sesa qytetarë ndodhen te Covid 2 deri më tani, Mezini sqaron se deri më tani janë pesë pacientë në terapi intensive ndërsa 12-13 të tjerë ndodhen në pavion, por tamponi ka rezultuar negativ.

“Janë në gjendje të rënduar, ishin gjashtë por një ka dalë nga terapia. Nga 5 pacientët, 4 janë në frymëmarrje të drejtuar, ventilim jo invaziv, jo të intubuar. Ata janë pacientë me sëmundje shoqëruese, si diabet, hipertesnion..etj. Mosha e tyre është mbi 60-vjeç.”, u shpreh Mezini.

Sa i përket eksperiencës së mjekëve shqiptarë për përballjen me virusin edhe kur nuk dihej që kishte të sëmurë, Mezini thotë se pret që të mos ketë më mjekë të infektuar.

“Kolegët e mi, e kanë kaluar mirë këtë prekjen nga Covid, asnjë nuk ka pasur komplikacione, të gjithë e kanë kaluar, janë negativizuar, po qëndrojnë të izoluar në shtëpi për të qenë të sigurt. Sigurisht nuk është vetëm eksperienca jonë, por edhe në botë. Di që nga OSBH definimi është bërë nga fundi i muajit shkurt, ka pasur shumë raste kur mjekët kanë qenë të pa mbrojtur. Tragjike ka qenë situata në Itali ku kanë humbur jetën shumë mjekë, te ne kjo nuk ka ndodhur për fat të mirë… nuk do kemi më mjekë të infektuar, pasi sistemi nuk ka punuar në kushte stresi, problemi më i madh është momenti i zhveshjes ku mund të gabohet. Tani eksperienca është më e madhe shpresoj të mos kemi më raste te tilla.”

I pyetur nëse virusi prek edhe organe të tjera përveç mushkrive, mjeku Mezini konfirmon se pasojat mund të ketë edhe në organe të tjera

“Bëhet fjalë për një inflamacion sistematik të këtij virusi, nuk prek vetem mushkeritë, ai dëmton edhe bazat e gjakut, duke krijuar vaskulit që është inflamacion i vazave të gjakut, krijon probleme në furnzimin me gjak. Ai ka aftësinë të veprojnë me ACE 2, një enzimë në mushkëri, ky është shkaku kryesor pse egërsia e këtij virusi është kaq e lartë.”, u shpreh ai.

Çfarë u bën mushkërive ky virus, cilat janë pasojat, sa mund të rikuperohen ato pas shërimit?

“Ju keni parë ato grafitë ku mushkëritë duken sikur u ke hedhur qumësht… Inflamacioni i mbush ato me një si ujë të trashur. Kjo bën që shkëmbimi i gazeve të mos jetë normal. Çfarë lë më mbrapa, shërimi merr shumë kohë më tepër. Kjo nuk është për t’u shqetësuar, duhen 6-8 javë. Dëme që mund të lërë më pas, mund të jetë një humbje e volumeve të mushkërisë, por këto janë studime të pjeshme.”

Çfarë terapish po përdoren aktualisht tek “Shefqet Ndroqi” për të trajtuar të sëmurët?

“Duhet të kuptojmë që nuk kemi një terapi të protokolluar, sepse kërkojnë studime të mëdha, në pacientë të ndryshëm përdoren trajtime të ndryshme. Flitet shumë për anti-malarikët por edhe kjo vendoset nga mjeku, përdoren edhe antiviralët, edhe terapia me antikorpe. Ne nuk e kemi momentalisht, dhe nuk e dimë a do jemi në gjendje ta kemi, por kjo përdoret tek pacientë që janë në gjendje më të rendë.”

Ndërsa, përsa i përket pyetjes që është ngritur prej kohës tashmë nëse na mbron apo jo vaksinimi që bëjnë që në vegjëli për turbekulozin, mjeku thotë që mund të ketë një ndikim pozitiv, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.

“Është një diskutim ndoshta jo pa bazë. Vendet e perëndimit nuk vaksinohen që nga vitet ’60- ’70 por ne vazhdojmë akoma sepse kemi akoma probleme me turbekuloznin,” thotë ai.

Më pas Mezini bën një krahasim mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, ku rezulton se ideksi i prekjes në anën perëndimore është më i madh se në atë lindoren ku ka pasur një vaksinim më të lartë.

Ndërsa, sa i përket situatës pas pandemisë dhe sesi mund të jetë impakti i një vale të dytë, mjeku sqaron:

“Është e pamundur që një virus të mos lërë një kujtesë imunitare. Edhe nëse ka përsëritje ciklike, do jete si puna e influezës, ne mund ta ndeshim sërish gripin por efekti i tij do jetë më i lehtë tek ata që e kanë kaluar…” ka thënë ai.

Paraardhëse

Shtohet shpresa në Gjermani, Merkel jap lajmin e shumëpritur për virusin

Pasardhëse

Mjeku shqiptar në Gjermani habit me deklaratën, ja çfarë thotë për koronavirusin (VIDEO)

Pasardhëse

Mjeku shqiptar në Gjermani habit me deklaratën, ja çfarë thotë për koronavirusin (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.