• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“70% e popullatës do preket nga koronavirusi”, Arben Gjata zbulon sa punonjës të shëndetit i janë përgjigjur thirrjes së Manastirliut

19 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata ka folur në studion e Neës24 për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe atë çfarë po bëhet për parandalimin e përhapjes së shpejtë të këtij virusi të rrezikshëm.

Ai tha se sot ka nisur trajnimi i grupit të parë të studentëve të mjekësisë që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve me informacione.

“Sot ka filluar grupi i parë i studentëve. Dua t’ju bëj me dije se në numrin 08004040 kushdo qytetar mund të marrë informacion në lidhje me koronavirusin apo çdo problem që ka me problemet shëndetësore që nga recetat tek mjekët e familjes, mënyra si do komunikojnë me mjekët e familjes. Është kjo linjë e gjelbër.

Janë njerëz që do trajnohen dhe nga më të aftët për t’iu përgjigjur publikut. E rëndësishme që qytetarët të marrin përgjigje për gjithë problemet që mund të kenë. Do jenë të trajnuar me gjithë problematikat. Nëse nuk janë në gjendje të përgjigjen do kërkojnë informacion, do pyesin”, tha Gjata.

Ai deklaroi se janë mbi 2800 mjekë e infermierë që i janë përgjigjur thirrjes për t’iu bashkuar vullnetarëve për COVID-19.

“Sot kam gjithë listën që kam marrë nga urdhri i mjekëve, të gjithëve dhe ata në sistem privat apo në klinikat e tyre. E kemi listën dhe nesër do mblidhet taks forca për burimet njerëzore për të parë si do veprojmë. Kemi një listë tjetër, 2897 punonjës të shëndetit, duke filluar nga infermierët dhe specialitetet e tjera, që i janë përgjigjur thirrjes dhe janë regjistruar në këtë portal që është hapur, portal për vullnetarë për COVID-19. Ishte emocionuese për të gjithë ne, sepse kjo tregon se ky vend ka shpresë”, tha Gjata.

Ai deklaroi po prodhohen një grup ilaçesh nga OBSH por kërkojnë kohë.

“Vaksina kërkon nga 8 muaj deri në 1 vit e gjysmë kohë. Dhe në Shqipëri 70% e popullatës do preket por ideja është se në sa kohë do preket.

Përpjekja është që të progresojë në mënyrë të ngadaltë virusi. Kështu që sistemi shëndetësor ka mundësi t’i presë e t’i trajtojë. Nëse ty të vijnë mijëra pacientë në ditë si në Itali, ti del jashtë mundësi dhe falimenton çdo sistem shëndetësor”, deklaroi Gjata.

Ai tha se ne do të ishim të lumtur nëse do të ngeleshim tek 3 spitale që janë rreth 450 shtretër.

“Janë marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur dhe skenarit më të keq. Mund të ketë dhe skenar si në Itali që nuk sistem që mund t’i përgjigjet.

Një miku im në Bergamo më shkruante këtu nuk ka as ortoped, as mjekë të tjerë, jemi kthyer të gjithë në ndihmës reanimatorë”, tha Gjata.

Paraardhëse

Pas thirrjeve të shumta për të zbatuar masat kundër koronavirusit, Blendi Fevziu papritur ‘thyen rregullin’ (FOTO)

Pasardhëse

COVID-19 vret vetëm të moshuarit? OBSH hedh poshtë këtë perceptim dhe lëshon paralajmërimin e fuqishëm

Pasardhëse

COVID-19 vret vetëm të moshuarit? OBSH hedh poshtë këtë perceptim dhe lëshon paralajmërimin e fuqishëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.