• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

12 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, autoritetet e Shëndetësisë njoftuan sot për 8 raste të reja me koronavirus, nga të cilët 7 janë kontakte të personave tashmë të prekur dhe vetëm një rast, në Rrogozhinë, ka një histori udhëtimi nga Italia.

Në total numri i personave të infektuar ka arritur në 23, ndërkohë që është zgjeruar dhe harta e qyteteve nga ata janë. Kështu në Tiranë janë 16 raste, në Durrës 3 raste (një prej të cilëve, një grua 73 vjeçare ndërroi jetë dje në spital), në Lushnje 1 rast, në Elbasan 2 raste, dhe në Rrogozhinë 1 rast.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shpjegoi se “5 nga të prekurit ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 17 raste të tjera, që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta”.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme autoritetet njoftuan për një përshkallëzim të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Duke nisur nga mëngjesi i ditës së nesërme, deri të dielën në mesnatë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit në 8 qytete të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë. “Këto masa ekstreme të kufizimit të lirisë së qarkullimit janë domosdoshmëri për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë Shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të koronavirusit mbi të afërmit e të njohurit tanë”, shkruajti kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Po ashtu gjatë ditës së nesërme administrata është urdhëruar të mos dalë në punë. Ndërkohë dhe komunitetet fetare kanë njoftuar anullimin e aktiviteteve si meshat apo faljet e besimtarëve pranë mjediseve të kishave dhe xhamive./voa

Paraardhëse

‘Nga nesër ora 6:00 nuk do lejohet të lëvizet në këto qytete as me mjete private’, kryeministri Rama prezanton masat e reja drastike

Pasardhëse

Doktori anglez: Maskat mund t’iu rrezikojnë më shumë nga koronavirusi sesa t’u mbrojnë nëse nuk mbahen si duhet

Pasardhëse

Doktori anglez: Maskat mund t’iu rrezikojnë më shumë nga koronavirusi sesa t’u mbrojnë nëse nuk mbahen si duhet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.