• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Paniku nga koronavirusi, kryeinspektorja e ISHSH ka një thirrje për qytetarët

24 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeinspektorja e Inspektoratit Shëndetësor në Tiranë, Areti Beruka është shprehur se të gjithë institucionet përkatëse kanë marrë masat e duhura në lidhje me identifikimin e dhe parandalimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

“Po ndodh një panik galopant kot, pasi deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Mjekësia flet vetëm mbi bazë të fakteve nga gjashtë rastet që janë dyshuar dhe janë analizuar në Institutin e Shëndetit Publik kanë dalë negativisht, ndërsa një rast është akoma në proces dhe ne nuk mund të themi është apo nuk është. Laboratoret e ISHP janë në gjendje që të nxjerrin rezultatet për koronavirusin.Nuk është rasti i parë në botë me këtë epidemi, është një grip që është emëruar me emrin koronavirus, ne kemi pas dhe herë të tjera përhapje epidemish, por nuk kemi pas këtë lloj panikosje, por mendoj se për këtë ka pasur ndikim dhe media. Nuk është mënyra për të bërë politike. Protokollet e përdorura janë në bazë të OBSH-së. Në bazë të statistikave në të gjithë botën vdekshmëria është në 2 % dhe më e ulët ndoshta se viruset e tjera. Është një virus që përhapet shpejt dhe ka rëndësi të merren masat e nevojshme dhe duhen marrë masat nga ana njerëzve siç mund të jetë larja e duarve që ndikon dhe në uljen e numrit të viruseve të tjera”, tha Beruka në Abc News.

Beruka ka theksuar se për të rriturit do të jetë në dispozicion Spitali Infektiv i cili është pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, ndërsa për fëmijët që fatmirësisht në bazë të statistikave janë një kategori jo shumë e prekur do të jetë gati Pediatria.

“Në momentin që identifikohet i sëmuri, pas laboratorit telefonohet 127 numri i urgjencës, i cili bën transportin dhe gjithashtu bën trajnimin nga ana e mjekëve specialistë, të cilët më pas dërgohen pranë Spitalit Infektiv që është caktuar për të rriturit, ndërsa ai pediatrik për fëmijët të cilët për fat të mirë në rang global nuk janë prekur. Spitali infektiv është i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Të gjithë dhomat janë të pajisura me të gjithë terapinë e nevojshme për ndjekjen e fluksit që mendohet se vijnë”, tha Kryeinspektorja e ISHSH.

Ndërkohë ajo ka theksuar se në protokollin e hartuar është parashikuar se në rast se identifikohet një rast i dyshuar me koronavirus nga qendrat kufitare, ato disponojnë dhe listat për të identifikuar personin që ka qenë në kontakt sa më të afër për ti bërë analizat e duhura.

Paraardhëse

“Jetoj jetën tënde bir”, babai i këngëtarit të njohur rrëqeth me fjalët: Nuk isha aty në atë moment për ta ndihmuar

Pasardhëse

E frikshme! Kinezët janë “fajtorët” e përhapjes së Koronavirusit, pështyjnë me qëllim brenda në ashensor (VIDEO)

Pasardhëse

E frikshme! Kinezët janë “fajtorët” e përhapjes së Koronavirusit, pështyjnë me qëllim brenda në ashensor (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.