• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Në pritje të fëmijës së parë, ky është 38-vjeçari që futi koronavirusin në Itali, u kthye nga Kina më 21 janar dhe izoloi vendin për tre javë

24 February, 2020
në Botë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mattia, një 38-vjeçar që e ndan jetën mes tre qyteteve të Italisë, duket se është pikërisht personi që ka futur koronavirusin në Itali. Mediat italiane shkruajnë se këto dyshime kanë ardhur pasi Mattia është kthyer pas një vizite në shtetin e Kinës, më datë 21 janar. Aktiviteti i parë që bëri Mattia jashtë, ishte të darkonte me kolegun e tij të punës, më datë 25 janar.

Dhe pikërisht, ky 25 janar dyshohet të ketë filluar shpërndarjen e virusit, të cilin fillimisht e mori kolegu që punon për Mae e Fiorenzuola d’Arda, në provincën e Piacenza.

Gjithsesi “Reppubblica.it”, shkruan se Mattia ka rezultuar negative dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm dy gjëra: ose ai nuk është bartës, por vetëm transmetues ose ai ka pasur virusin, dhe është shëruar. 21 ditët ardhshme, Mattia vijoi jetën e tij me aktivitete të shumta, si një 38-vjeçar i lumtur që bënte palestër dhe ishte në pritje të fëmijës së tij të parë. Jeta e tij ndahet midis Codogno ku edhe jeton, Castiglione d’Adda ku edhe ka lindur dhe shkon shpesh për të vizituar miqtë apo prindërit, dhe Unilever e Casalpusterlengo, vendi ku punon.

Teknikët shëndetësorë po rindërtojnë rrugën e ktyre tre javëve aktivitete, për të pikasur raste të personave të tjerë të infektuar, të cilët duhe izoluar me urgjencë.

Gjithsesi, të njëjtat media shkruajnë se Mattia , më datë 2 shkurt, ka marrë pjesë në një gjysëm maratonë me grupin e atletëve “Codogno 82” në Santa Margherita Ligure. Ndërsa në datën 9 shkurt Mattia ka marrë pjesë në një tjetër garë vrapimi në Sant’Angelo Lodigiano. Ndërsa më datë 15 shkurt, Mattia e ka zgjeruar rrjetin e tij të kontakteve duke marrë pjesë në një ndeshje futbolli në Madignano (Cremona) me ekipin ‘Piçhio di Somaglia’, një ekip që i përket një lige jo profesionale.

Tashmë, të gjithë njerëzit që kanë takuar 38-vjeçarin në këtë ndeshje do të kryejnë të gjithë analizat e nevojshme. Edhe ekipi i vendit ku Mattia punon, të cilët janë 500, do t’i ushtrohen të gjithë kontrolleve mjekësore. Fabrika aktualiasht është mbyllur, por fakti që aty janë ushqyer të gjithë në një mensë, rrit rrezikun e transmetimit. Një nga masat e tjera që është marrë është edhe izolimi i prindërve të Mattias në Castiglione d’Adda.

Në Itali, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 51. Përveç rasteve të konfirmuara, dyshohet se janë prekur edhe dy persona në Veneto. Për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në Lombardi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim që parashikon pezullimin e të gjitha veprimtarive publike, tregtare, lojërave, sporteve dhe mbylljen e shkollave.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Paraardhëse

A do ta shpërndajë parlamentin? Ja si përgjigjet presidenti Meta, zbulon ç’do ndodhë më 2 mars (VIDEO)

Pasardhëse

Një lajm i mirë! Koronavirusi i kursen fëmijët

Pasardhëse

Një lajm i mirë! Koronavirusi i kursen fëmijët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.