• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i Koço Kokëdhimës: Ja çfarë ndodh nëse Ilir Meta del në protestë më 2 mars

19 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars pasdite. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit paralajmëroi një besëlidhje me popullin dhe tha se institucionet në bulevard do i kthehen popullit.

Kreu i partisë “Zgjidhja” paralajmëron se kjo lëvizje nuk do të zgjidhte krizën, nuk e kuron, por e rëndon edhe më shumë, duke rrezikuar zhbërjen e vendit.

Koço Kokëdhima shkruan:

“Kreu i shtetit ftoi sot popullin në datë 2 mars në një protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë së Ramës, të cilin e akuzoi për grusht shteti si dhe paralajmëroi një ‘besëlidhje’ me qëllim që institucionet në bulevard t’i kthehen popullit.

Qershorin e vitit të kaluar, ‘Zgjidhja’ e mbështeti vendimin e presidentit për të zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe deklaroi se duhej nisur urgjentisht një reformë e thellë kushtetuese dhe elektorale që vendi të dalë nga krizat ciklike dhe që Shqipëria të mbajë zgjedhje të lira dhe me standarde. I kërkova personalisht presidentit gjatë takimit me të që të përdorte pozitën e lartë shtetërore, për të ndikuar mbi palët, me qëllim arritjen e një Pakti të madh Kombëtar, përmes të cilit do të reformohet sistemi politik dhe zgjedhjet në Shqipëri.

Grushti i shtetit nuk janë këto episodet e vogla të kapjes së institucioneve të pavarura kushtetuese nga qeveria. Janë vetëm vazhdimi. Puçi u bë me ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008, që shkatërruan liritë republikane me kapjen e shtetit nga kryetarët e partive. ‘Zgjidhja’ ka kërkuar që të drejtat e uzurpuara prej tyre t’i kthehen popullit dhe institucioneve kushtetuese me anë të amendimeve të reja kushtetuese që do mundësojnë reformimin e sistemit politik të Shqipërisë dhe vendosjen e një demokracie funksionale.

Partia ‘Zgjidhja’ nuk ka kërkuar besëlidhje, sepse kryetarët e partive të vjetra janë të pabesë, të korruptuar dhe burimi i krizës shqiptare, por ka bërë thirrje për një Pakt Kombëtar që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, pavarësisht mllefeve, xhelozive, përçarjes dhe urrejtjes që kanë mbjellë në popull partitë e vjetra.

Kjo është vetmja rrugë. Protestat nisën edhe një vit më parë, por u venitën sepse PD-ja nuk kishte dhe nuk ka kauza popullore, ndërsa beteja me deklarata nga frëngjitë e institucioneve të shtetit vetëm sa e mban në këmbë krizën, nuk e kuron, por e rëndon edhe më shumë, duke rrezikuar zhbërjen e vendit.”

Paraardhëse

“Pse do bëjë grusht shteti Edi Rama?”, Spartak Braho nxjerr blof presidenin Ilir Meta

Pasardhëse

Tayna përjeton sikletin e madh në skenë, por fansja bën veprimin për t’u marrë shembull (FOTO/VIDEO)

Pasardhëse

Tayna përjeton sikletin e madh në skenë, por fansja bën veprimin për t’u marrë shembull (FOTO/VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.