• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm? Profesori i njohur i Sizmiologjisë jep përgjigjen e prerë

3 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë, qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më termete.Ai theksoi se pasgoditjet e termetit të 26 nëntorit janë në rënie.

I pyetur nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore. Sipas profesorit, termeti i 21 shtatorit nuk mund të krahasohet me termetin e 26 nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik. Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një termet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajit në vijim.

“Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmig po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë”, theksoi ai në ABC News.

Gjatë shpjegimit të tij, profesori më tej, u shpreh se: “Është një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave, pllaka afrikane me pllakën evropiane. Kur përplasen këto pllaka, pllaka afrikane zhyttë futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron tërmetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron termete në ultësirën perëndimore të Shqipërisë”.

Nga ndryshon tërmeti i 21 shtatorit me atë të 26 nëntorit? Profesor Shyqyri Aliaj thotë: “Zona e vatrës është rreth 40 km dhe po shuhet aktiviteti. Ka një ligjshmëri evolucioni i tërmetit. Ishte me magnitudë 5.6 tërmeti i parë dhe ai mbaroi aktivitetin e tij që ditën e parë të dytë. U shua se ishte termet jo i fuqishëm në vatër. Shkaktoi dëme që duheshin evidentuar. Tërmeti i dytë ka një vatër që po përpunohet dhe nuk ka për të patur goditje tjetër”.

Profesori paraqiti hartën zyrtare të termeteve të miratuar në vitin 1980, pas termetit të fuqishëm të Shkodrës në ’79. Në këtë hartë janë shënuar zonat që marrin termete 8 ballë që janë kryesisht Durrësi, Kavaja, Shkodra dhe Dibra. Po kështu zonat në qendër të Shqipërisë me termet 7 ballë, ndërsa me 6 ballë janë vetëm zonat veriore malore. Kjo hartë u ka shërbyer ndërtuesve për shumë vite, por profesori tha se ka ardhur koha për të bërë një hartë të re.

Paraardhëse

4 familje nga Vlora ngelen në qiell të hapur (VIDEO)

Pasardhëse

“Duan të humbin gjurmët”, deklarata e papritur e Spartak Ngjelës ‘live’ në emision: Urgjentisht të ndalojë, do ta padis penalisht

Pasardhëse

“Duan të humbin gjurmët”, deklarata e papritur e Spartak Ngjelës ‘live’ në emision: Urgjentisht të ndalojë, do ta padis penalisht

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.