Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komentoi një intervistë të kryeministrit Edi Rama, ku teksa fliste për tragjedinë e tërmetit, thotë se ai e bën detyrën më mirë se të tjerët.
“Po si mundet që ky Edi Rama në mes të tragjedisë thotë ‘rrofsha unë’. Thotë që s’ka njeri që ta zëvendësojë, që është më i miri dhe më i bukuri i të gjithëve. Po kjo është blasfemi shumë e rëndë, ky është turp i padëgjuar. Po kjo është më e ligë dhe më e rëndë se vetë tërmeti sepse ky thotë ‘rrofsha unë’. Njerëzit janë akoma nën rrënoja dhe ky ka paturpësinë dhe thotë ‘rrofsha unë’.
Lexojeni çfarë thotë për veten Edi Rama në kulmin e tragjedisë: një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma,” shkruan Vasili.
Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu ka vendosur ta thumbojë kryeministrin Edi Rama, me një karikaturë ku duket Edi Rama në krevat, teksa thekson se do të shpallë një ligj anti-tërmet.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post