• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Negociatat, flet drejtori në DASH për Ballkanin: SHBA mbështet fort procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

17 October, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori për Ballkanin në DASH, David Kostelancik në një forum në Beograd të Serbisë është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në.

Kostelancik tha se dy shtetet kanë hedhur themele të mira për të ndërtuar vende të respektimit të ligjeve. Ai tha se bie dakord me vlerësimin që ka dhënë Komisioni Europian.

“Bie dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian. Dy shtetet kanë ndërmarrë reforma të mira dhe të domosdoshme për forcim të shtetit të së drejtës. Vendet kanë bërë progres dhe reforma domethënëse. Marrëveshja e Prespës është një shembull shumë i mirë”, tha drejtori i Ballkanit në DASH David Kostelancik.

Drejtori i Ballkanit në DASH David Kostelancik: “SHBA mbështet fort procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne biem plotësisht dakord me vlerësimin e Komisionit Europian se të dy vendet kanë bërë progres në reforma domethënëse. Marrëveshja e Prespës është një shembull shumë i mirë”, deklaroi Drejtori i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik gjatë një forumi në Beograd ditën e sotme.

“Ne mendojmë se këto vende kanë hedhur themele solide për të vazhduar reformat e tyre për hapjen e kapitujve kryesore. Pa marrë parasysh vendimin që do merret këtë javë ne do të vazhdojmë të nxisim Shkupin dhe Tiranën që të ecin përpara me reformat që forcojnë shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin dhe çimentojnë qeverisjen demokratike. Do të konkludoja duke thënë se këto kanë qenë hapa vërtetë kurajoze që janë ndërmarrë nga të dy vendet, veçanërisht nga Maqedonia e Veriut. Ne shpresojmë që Bashkimi Europian do të bëjë një lëvizje drejt këtyre vendeve ashtu siç kanë bërë ato duke ecur drejt Bashkimit Europian”, tha ai.

David Kostelancik ka folur për Shqipërinë duke nënvizuar një sërë çështjesh që sipas tij, kërcënojnë progresin e vendit.

“Shkurtimisht mbi Shqipërinë. Ka një sërë çështjesh atje. Ne jemi zhgënjyer nga rruga pa krye që kërcënon të pengojë progresin e Shqipërisë. Ne i kemi inkurajuar të gjitha palët atje që të angazhohen. Ne mendojmë se për opozitën që ka lënë parlamentin, një vend në tavoline ekziston për ata dhe unë së fundmi kam vizituar Shqipërinë dhe në diskutimet me liderët i kemi inkurajuar ata që ta marrin këtë vend dhe të negociojnë në mirëbesim për t’u përpjekur që të bëjnë progres.”

Paraardhëse

Macron “fundos” Shqipërinë dhe Maqedoninë, gazeta e njohur belge del me kërkesën e papritur

Pasardhëse

Nuk shqipton dot fjalët, deputetja demokrate ‘bëhet lëmsh’ gjatë fjalimit në Kuvend, publikohet video-ja që po bën namin në rrjet (VIDEO)

Pasardhëse

Nuk shqipton dot fjalët, deputetja demokrate ‘bëhet lëmsh’ gjatë fjalimit në Kuvend, publikohet video-ja që po bën namin në rrjet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.