Kreu i PD Lulzim Basha tregoi edhe dy premtimet lidhur me vendimet e para që do të marrë qeveria e PD-së kur të vijë në pushtet.
“Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anuluar ligjet me emër oligarku, miratuar nga qeveria Rama dhe duke hetuar dhe anuluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes. Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë” përfundoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post