Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke kërkuar qe kjo e fundit te marrë sinjal për t’u ndalur në çmendurinë e tij.
Lubonja tha se vendi ndodhet në një nivel mizerabël, pasi sipas tij, po vidhet në mënyrë të jashtëzakonshme.
Analisti shprehet se nëse Rama nuk merr ndonjë sinjal të fortë për ta ndalur, atëherë do të shemb Teatrin, “kap” Gjykatën Kushtetuese.
“Jemi në një nivel mizerabël. Nëse nuk merr një sinjal të fortë Edi Rama, do ta prishë edhe teatrin dhe do vazhdojë përpara. Se si do ta marrë sinjalin, këtë nuk e di. Ne jemi ankuar dhe më parë, por nivelet e vjedhjeve që po shohim tani me rrugët, janë të jashtëzakonshme, është çmenduri totale”, u shpreh analisti në News24.
Duke u ndalur të kriza e thellë politike dhe dekretimi i 13 tetorit si datë për zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe presidenciale, analisti hodhi dyshime që kjo të realizohet. Sipas tij, Rama po tenton të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar 13 tetorit.
“Debati nuk bëhet me deklarata publike, por duke u ulur, madje jashtë kamerave. Opozita duhet të dalë me një opsion, jo me dy. Problemi ynë është ky: sikur të kishte drejtësi, shumë prej këtyre do të iknin vetë. Për 13 tetorin nuk është punuar shumë dhe problemi është nëse do ta pranojë Rama. Nuk kam besim që mazhoranca me Ramën në krye mund t’i rikthehet mundësisë së zgjedhjeve. Projekti është që edhe Gjykata Kushtetuese të kapet nga mazhoranca dhe jemi në regjimin e komunizmit dhe do ngrihet sërish pikëpyetja se si duhet rrëzuar ky regjim”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post