• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha: Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë, gjashtë vjet më parë kishte 200 milionë euro pasuri, po tani

4 August, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i opozitës Lulzim Basha dënoi dhunën e gjobave ndaj bizneseve të vogla, me të cilat mbijetojnë shumica e familjeve shqiptare.

Në një takim me strukturat e PD në Belsh, Basha tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë.

“Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se keqtrajtimi i biznesit të vogël ishte një nga arsyet pse njerëzit e braktisën Ramën më 30 qershor, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të qytetarëve, por për të thelluar hajdutërinë, grabitjen dhe babëzinë e Edi Ramës, që janë sot aktiviteti i vetëm politik dhe ekonomik i tij.

“Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazmë, gjoja kroate, por, në fakt është kompania e këshilltarit kroat te Edi Rames dhe paratë do të ndahen me familjarët e kryeministrit.”- u shpreh Basha.

Duke iu referuar edhe ligjeve dhe vendimeve speciale për grabitjen e Teatrit dhe të Kopshtit Botanik për të ndërtuar kulla, Basha u shpreh se politika e vetme e hajdutit psikik në krye të qeverisë është grabitja për pasurimin e pandalshëm. “Në qoftë se para 6 vjetësh raporti i OSBE thoshte që ka 200 milionë euro pasuri, akoma pa u ulur në karrigen e kryeministrit, imagjinoni tani! Tani është vërsulur me shpejtësi që t’i bëjë të gjitha këto grabitje të mëdha menjëherë, pasi e ndjen që po afron ora e fundit.”

Kreu i demokratëve përmendi gjetjet e KLSH-së, sipas të cilit qeveria Rama, vetëm vitin e kaluar ka shpërdoruar, abuzuar dhe grabitur 1. 4 mld euro, para të mbledhura nga taksat e qytetarëve, “Grabitja, vjedhja dhe hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja pse Shqipëria është sot papunë, është arsyeja se përse gjendja ekonomike është sot më e keqja në dy dekada.”- theksoi lideri i opozitës.

Basha shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes për ndryshim që 85 % e shqiptarëve bënë më 30 Qershor.

“Ka vetëm një forcë që ka fuqinë politike, përvojën qeverisëse, vizionin, vendosmërinë e, mbi të gjitha, kredon morale për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lora e të ndershme – tha kreu i opozitës.- Ajo forcë është Partia Demokratike e Shqipërisë.”​

Paraardhëse

Presidenti, urim special për shqiptarët: Të dielë të bukur me familjet tuaja

Pasardhëse

Plazhet publike, Rama: Zero tolerancë ndaj abuzuesve dhe ligj të ri për mbrojtjen e vijës bregdetare

Pasardhëse

Plazhet publike, Rama: Zero tolerancë ndaj abuzuesve dhe ligj të ri për mbrojtjen e vijës bregdetare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.