Marifetet që po bën qeveria me të ashtuquajturën kompani “Air Albania”, po rëndojnë mbi pasagjerët shqiptarë që fluturojnë nga dhe për në Rinas.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka publikuar denoncimet e dy pasagjerëve që janë viktima të lojërave fitimprurëse të qeverisë me “Air Albania” dhe “Turkish Airlines”.
“Pasagjerët damkosin Edvin Rrencin dhe ndrikull Riformaton për bukvalen e tyre të fundit.Turp! Lexoni mesazhi dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhitalë!” shkruan Berisha në Fb.
Përshëndetje
Një tjetër mashtrim i “Air Albania” nëpërmjet “Turkish Airlines”, ku “Turkish Airlines” i shet biletat në emër të vet dhe me çmim tejet të shtrenjtë e pastaj i shpërndan pasagjerët si t’i dojë qejfi, sepse në të njëjtën orë fluturojnë të dy firmat për në Tiranë nga Stambolli.
Kjo, kur “Air Albania” thotë se do të hyjë në treg me çmime të lira, por ajo nëpërmjet mashtrimeve që bën, ka hyrë me çmime më të shtrenjta.
Kam blerë një biletë Stamboll – Tiranë në datën 2 maj me “Turkish Airlines” dhe sot vërejta që ma kanë ndërruar bileten, nga “Turkish Airlines” e kanë bërë që të udhëtoj me “Air Albania”.
“Air Albania” akoma s’ka leje fluturimi dhe udhëton me numër fluturimi të Turqisë, TK 9247 / ZB 1002, ku e mbulon prapë me mashtrimet e veta dhe mundohet të përfitojë klientë nëpërmjet mashtrimeve, sepse numri i fluturimit në të njëjtin orar me “Turkish” është TK 1073 dhe “Air Albania” në bashkëpunim me “Turkish Airlines” ndan pasagjerët, që janë me origjinë shqiptare për vetëm dhe në kurriz të shqiptarëve, që blejnë bileta të shtrenjta paguan lekët e avionëve që ka marrë nga turku.
Përshendetje Doktor Berisha.
Ja gënjeshtra e radhës e Edvun Kristaq Leqit dhe Belinda B Ballukut. Thane se sot do të nisë fluturimet “Air Albania”, por në të vërtetë është maskë, sepse është fluturimi i “Turkis Airlines”.
Gjendet shume kollaj po të klikosh për biletë nga Tirana për Stamboll: del vetëm “Turkis Airlines”.
Diskutime rreth kësaj post