• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Kush është Sali Berisha?”

17 September, 2018
në Politikë
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përkrahës e ithtarë të opozitës u përshkuan nga një valë lumturie dhe entuziazmi deri në eufori, pas shfaqjes së liderit historik Berisha në Opinion. Më në sfond një sajdisje politike të tij nga ana e faktorit kosovar, me çështje kryesore kufijtë, Berisha u pa si kthim në kohët e arta kur ai, furia e tij merrte përpara kundërshtarin, një përjetim folklorik që gjendet i ngjizur prej vitesh në sentimentet e votuesve demokratë.

U shfaq kjo dhe si refleksion i zhgënjimit dhe mospërmbushjes nga Basha, gjithsesi një produkt berishian. E pati nga ata, aty në rrjete, ku shpërfaqet gjithçka, që ia ribënë profilin Berishës, me nota ditirambe sigurisht.

Vizatimi është po ai i gjithmonshmi: energjik, luftarak, i pathyeshëm, sfidues, i rrëzuar e i ringritur – një sfinks i vërtetë, që ashtu – siç e cilëson Fahri Balliu – vijon të rezistojë fuqishëm mes kasandrash.

Dhe nuk është se s’janë të vërteta këto cilësi te ai. I ka të gjitha. Por kjo është një qasje krejt sempliste, burim adhurimi politik që e lë argumentin gjysmak, të paplotësuar.

Kuti me të cilin duhet gjykuar një lider dhe në rastin konkret Berisha, nuk janë cilësitë e tij në raport me veten, as ato në raport me kundërshtarin, por ato në raport me vendin të cilit i shërben.

Si politikan, Berisha duhet gjykuar në tre aspekte: shtetar, moral, etik.

Si shtetar, ka shfaqur një paaftësi të lindur për të drejtuar një shtet, për të lënë një standard në shtetbërje e shtetdrejtim, prej së cilit vendi përfiton në kohë dhe historia, kujtesave brezave, ia shënojnë me të arta në muzen e kombit. Në dy herë që i është besuar shtet, nuk ka arritur të ndërmarrë asnjë reformë të thellë me efekte të dukshme.

Ka padyshim arritje, por ato kanë qenë krejt fragmentare dhe ta pamjaftueshme për ta cilësuar shtetar të denjë. Ekonomia, prona, drejtësia, arsimi, shëndetësia, rendi, bujqësia, administrata etj., nuk pësuan ndonjë transformim reformator për aq sa udhëhoqi në krye të vendit.

Përkundrazi, së bashku me sivëllain më të afërt politik, Fatos Nanon, ardhur që të dy nga ish-kasta komuniste duke qenë dhe drejtues shteti në demokraci, kanë qenë kontribuues qenësor të mbrapshtisë shqiptare në tranzicion.

Në planin moral, ka qenë dhe mbetet njeriu i dy a më shumë standardeve, në raportet ndër-njerëzore politike, me të tijtë në parti apo me kundërshtarët, si dhe në raport me çështje të ndryshme.

Nëse ngre pyetje se cila është paketa morale e Berishës si lider, prej së cilës ka përfituar shoqëria e do përfitojnë brezat që do vijnë, vështirë te gjendet qoftë dhe një. Me karakterin e tij të paepur, energjinë, potencën, të gjitha këto i konvertohen në një moment në anti-moral, gjersa përçon mesazhin se për pushtet ia vlen të jesh i tillë. Por tjetër është pushteti dhe tjetër vizioni qeverisës. Ah, vizioni! Mbetet monumental në krizën e vizionit dhe ideve në funksion të zhvillimit.

Në planin etik, gjuha e tij ka qenë dhe mbetet shkatërrimtare. Mos u futç në të! I (vet)servirur si njeri i lexuar, deri dhe intelektual, ligjërimi tij është një katastrofë në planin leksikor, që nuk reflekton asgjëkundi kokën mbi libra. Por kësaj, një gjuhë e mbushur me akuza, për këdo e çdokënd që nuk mendon si ai, në planin e ngushtë politik, duke e çnderuar kundërshtarin dhe me futjen në jetën private, e bën të jetë shembulli më i keq në planin etik; për të mos u marrë shembull.

Treguesi më kuptimplotë i trijave: i mungon libri i postulateve. Cilësohet lideri i madh, por nuk ka një thënie, nga ato të mençurat me vlerë monumentale, për të cilën mund të citohet, sot apo në kohët që do të vijnë.

Vetë një demokrat do e kishte shumë të vështirë, gati të pamundur, të ndërtonte një diskurs me Berishën referencë, duke cituar pasazhe inteligjente të tij të tij. Thjesht nuk ka dhe kjo nuk është pak, nëse quhet lider. Po, ka një në fakt, këtu e kohë të shkuara: “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” – thënë në një moment sinqeriteti politik. Fakti që prej atëhere kur e tha, këtu e më shumë se 25 vjet të shkuara, nuk ka një të ngjashëm, do të thotë se diçka e rëndë ka ndodhur te ai pikërisht në sinqeritetin politik, në mos dhe njerëzor.

Edhe anti-komunizmi i tij, ai proverbiali që i dedikohet rolit të tij në Lëvizjen e Dhjetorit, në kohë është shfaqur me dritë-hijet e veta. Me një metamorfozë të pashpjegueshme, nga komunist në anti-komunist në çështje ditësh a orësh, e pa shoqëruar me asnjë apologji me nota ndjese, por duke iu shmangur përvjedhurazi, është pasuar me fakte kompromentuese mbi të kaluarën e tij nën komunizëm, me lidhje të afërta familjare me nomeklaturën e lartë komuniste, deri si mik familjeje te Hoxhajt.

Dhe meqë mbërritëm te ish-udhëheqësi komunist, edhe ai ka patur tipare për t’u patur zili; ambicioz, i ra shëndeti por fuqi për ushtrim pushteti kishte, sfidues ndaj çdo pengese që i dilte përpara, triumfues në çdo rivalitet politik, kurajoz në të qënit kriminel, autor librash me citime pa fund shkrimtarësh e mendimtarësh, e që të gjitha këto u shndërruan në ferr për popullin e tij!

Ka dhe një paradoks tjetër, jo te Berisha por të adhurues të tij, e që ka të bëjë me aktualitetin politik, atë brenda PD-së.

Veneracioni ndaj Berishës u buron dhe nga boshësia e Bashës, paaftësia gati e lindur e këtij të fundit për të qenë një politikan reformator, imponues e lider. E shohin Berishën si të kundërtin e Bashës, duke harruar që Basha është produkt i Berishës, investim i tij.

PD-ja, katandisja e saj “nga rinoceront në hardhucë” siç do thoshte Agron Tufa, është rrjedhojë e Berishës dhe jo e Bashës. E ku qëndron pra madhështia e tij, kur dhe trashëgimtarin e ka kaq të padenjë!

Paraardhëse

Në Durrës shkollë mes kazinove, rrezik për nxënësit

Pasardhëse

Operacion i gjerë i BE-së kundër krimit nga Ballkani Perëndimor

Pasardhëse

Operacion i gjerë i BE-së kundër krimit nga Ballkani Perëndimor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.