• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD me akuza tronditëse: Rama i fal 7 milionë euro Vilma Nushit

15 August, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar sot sërish kryeministrin Edi Rama, për korrupsionin në shëndetësi.

Deputeti Bardh Spahia ka denoncuar qeverinë e Edi Ramës se i ka dhënë Vilma Nushit 22 milionë euro nga të cilat 7 milionë janë dhënë për punë që nuk është bërë.

Për deputetin e PD-së, ‘Rama, Beqja, Manastirliu ndajnë miliona euro me klientët, ndërsa mjekët dhe infermjerët ikin nga vendi’

‘PD do anullojë konçesionin e dështuar të check up-it dhe çdo konçesion tjetër korruptiv në kurriz të parave të shqiptarëve’, theksoi gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia:

Në raportin e tij të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit provoi si plotësisht të vërtetë denoncimin e Partisë Demokratike se koncesioni i check up-it është simboli i korrupsionit të koncesioneve të qeverisë ‘Rama’.

Raporti i KLSH-së konfirmon se, pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës, është paguar me 22 milionë euro, 7 milionë prej te cilave për analiza të pakryera kurrë.

Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë është vënë në dukje për të dytin vit rradhazi edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojnë kompaninë sponsorizuese të kryeministrit.

Linja e parë është pagesa prej 2.1 milionë euro në vit, që KLSH e klasifikon si dëm në buxhet, sepse koncesioni i Vilma Nushit është paguar për rreth 145 mijë vizita të pakryera.

Linja e dytë korruptive është një skandal po aq i madh, që implikon Drejtorinë e Tatimeve, e cila, sipas KLSH-se, ka rimbursuar 1.8 milionë euro TVSH, për koncesionarin e check up-it, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetësore nga detyrimet tatimore.

Për t’u dhënë fund abuzimeve prej disa milionë eurosh, KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës, nga e cila duhet të eliminohet pagesa për shërbimet e pakryera.

Deri tani qeveria nuk i ka zbatuar asnjë nga rekomandimet e KLSH-së, sepse koncesioni i ‘check-up’-it është ideuar prej fillimit si një grabitje për shqiptarët.

Në një vend ku Prokuroria nuk do të ishte nën kontrollin e kryeministrit, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtorisë së Tatimeve sot, duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike në favor të një kompanie private, të lidhur direkt me kryeministrin!

Shëndetësia sot është më keq, sepse Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqja kanë zgjedhur t’i japin miliona euro Vilma Nushit dhe klientëve të tjerë të qeverisë, në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, si dhe për t’u siguruar shqiptarëve shërbim shëndetësor me standarde.

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!

Partia Demokratike konfirmon dhe një herë publikisht se është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv në kurriz të parave të shqiptarëve.?

Paraardhëse

Çmenden sërish çmimet nga Rinasi, ja sa kushton një biletë për të ikur nga Shqipëria

Pasardhëse

Shteti Serb fiton 2.7 miliardë euro dhe Kosova humbet 2.7 miliardë euro

Pasardhëse

Shteti Serb fiton 2.7 miliardë euro dhe Kosova humbet 2.7 miliardë euro

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.