• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aksidenti misterioz/ Pse s’donte policia që 23 vjeçarja shqiptare të hynte në Itali

23 February, 2018
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Elena Avdillari, e reja e cila humbi jeten dje ne nje aksident misterioz ne autostraden Durres-Tirane, teksa kthehej ne shtepi me taksi, ka hyrë rreth orës 21 të mërkurën dhe ka bërë check-in në Portin e Durrësit.

Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi.

NGJARJA

Aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës, rreth orës 23:30. Elena Abdillari ishte nisur për në Itali, për rrethana ende të paqarta ajo nuk është ngjitur në traget, por është rikthyer (në çantë iu gjet bileta vetëm vajtje).

Ajo ka marrë në Durrës taksinë e drejtuar nga Bujar Agalliu për t’u kthyer në Tiranë. Por gjatë rrugës, në afërsi të Maminasit, sipas Policisë, makina tip “Benz” me targa AA 060 SP, e ka goditur nga mbrapa mjetin taksi me targa DR 475 TX.

Drejtuesi 60-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina ka ecur disa metra duke u përplasur me bordurën e një karburanti. Sipas ekspertëve që po hetojnë ngjarjen, drejtuesi i “Benz”-it po lëvizte me rreth 150 km/orë, kurse taksia me 80 km/orë. Dyshohet se për shkak të rrugës mjaft të amortizuar së fundmi, shoferi i taksisë ka qarkulluar në korsinë e shpejtësisë, ndonëse ka qenë me rreth 80 km.

“Benz”-i, që ka qenë me shpejtësi të madhe, i ka bërë sinjal me drita për të hapur krahun. Taksia e ka hapur pjesërisht, por për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, “Benz”-i e ka goditur në fenerin e majtë atë.

Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet. Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend.

Burime nga grupi i hetimit, bëjnë me dije se po hetohet në dy pista, ku veç ngjarjes aksidentale për shkak të shpejtësisë së “Benz”-it, nuk përjashtohet edhe një ngjarje e mundshme e qëllimshme. Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.

Në sediljen e parë të mjetit “Benz” janë gjetur njolla gjaku.

Gjithashtu në të janë gjetur të hapur të dy airbeg-ët, si dhe janë gjetur njolla gjaku brenda në pjesën e shoferit. Nga verifikimi i kryer nuk rezulton asnjë person të ketë shkuar për ndihmë në spital.

Paraardhëse

‘Darka me 10 të ftuar, kush do ulet në tavolinë me kryeministrin’, axhenda e përpiktë e Ramës në Berat

Pasardhëse

Temperatura -19 gradë për 3 javë? Meteorologët na habisin fare: Një dukuri e jashtëzakonshme…

Pasardhëse

Temperatura -19 gradë për 3 javë? Meteorologët na habisin fare: Një dukuri e jashtëzakonshme…

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.