Gazetari Enton Abilekaj teksa po diskutonin në emisionin ‘Open’ për betejat politike në qarqe u shpreh se në qarkun e Durrësit mundësia më e mirë do të jetë një barazim 7 me 7, kjo pasi në Durrës qeveria ka një bilanc negative.
“PS ka një bilanc negative në Durrës. Por afrimi i Lefter Kokës do i japë një dorë të mirë votash PS. Lefter Koka ka drejtuar fushatën në Durrës të LSI. Mendoj se LSI në Durrës mbetet mbrapa” – tha Abilekaj.
Ndërkohë Iris Luarasi vlerësoi pozitivisht drejtuesin politik të PD për Durrësin, Edi Palokën duke thënë se është një figurë e konsoliduar politike.
“Zoti Paloka është një figurë e konsoliduar politike. Në fushatë duhet dhe karizma gjë që zoti Paloka e ka. Po ashtu në listë është edhe Agron Duka që ka shumë vota në Durrës” – tha Luarasi.
Diskutime rreth kësaj post