• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Operacioni “The Wanted” godet sërish: 4 emra në prangat e Interpolit, ja kush janë

24 September, 2026
në Aktualitet, Rajon
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

**Tiranë** – Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe ndërkombëtare, ka finalizuar katër faza të tjera të operacionit të koduar **“The Wanted”**, duke bërë të mundur ekstradimin e tre shtetasve shqiptarë dhe arrestimin e një tjetër personi në Itali, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas Policisë së Shtetit, rastet lidhen me hetime dhe vendime gjyqësore për vepra penale të ndryshme, përfshirë **trafikun e narkotikëve, shtrëngimin me anë të kanosjes ose dhunës, organizatën kriminale dhe kultivimin e bimëve narkotike**.

**Nga Italia është ekstraduar Hasan Nderjaku, 38 vjeç**, ndaj të cilit GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikut të narkotikëve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas të dhënave të hetimit, Nderjaku dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të ndryshme të Evropës, ndërsa paratë e përfituara nga kjo veprimtari dyshohet se investoheshin në aktivitete të tjera.

**Nga Zvicra është ekstraduar Melsjon Kolaj, 28 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Murati.** Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg” për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Sipas akuzës, gjatë vitit 2024, Kolaj, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe kanosje në mënyrë të përsëritur ndaj një shtetasi në Berat, me qëllim përfitimin e një shume parash.

Ndërkohë, **Alvaro Bishaj është ekstraduar drejt Spanjës**, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi. Autoritetet spanjolle kishin lëshuar urdhër-arrest ndaj tij për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Sipas autoriteteve spanjolle, Bishaj dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Spanjë gjatë viteve 2019–2020.

Në kuadër të të njëjtit operacion, **në Itali është arrestuar Erjon Zanaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë**, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Zanaj ishte dënuar në vitin 2018 me tre vite burgim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Sipas Policisë, gjatë vitit 2015, në banesën e tij ishin konstatuar bimë narkotike të kultivuara.

Aktualisht, **Interpol Tirana po vijon procedurat me Interpol Romën për ekstradimin e Erjon Zanajt drejt Shqipërisë**, ku, sipas autoriteteve, ai duhet të vuajë edhe dy vite burgim.

Operacioni “The Wanted” vijon në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të autoriteteve shqiptare me strukturat homologe, me qëllim lokalizimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

**/noa.al**

Paraardhëse

Pensionistët do të marrin më shumë para: Ja sa rriten pensionet

Pasardhëse

Bomba e Berishës: Zbulon 3 emrat e gazetareve që, bashkëpunonin me Vlora Hysenin

Pasardhëse

Bomba e Berishës: Zbulon 3 emrat e gazetareve që, bashkëpunonin me Vlora Hysenin

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA ndalon eksportet e naftës? Ja skenari që mund të tronditë tregjet

Nga lajme6
24 September, 2026
0

**Çfarë do të ndodhte nëse SHBA ndalon eksportet e naftës? Skenari që mund të ndikojë në çmimet globale** Çmimet e...

Real Madrid's head coach Jose Mourinho gestures during a Spanish La Liga soccer match between Espanyol and Real Madrid in Barcelona, Spain, Saturday, Aug. 22, 2026. (AP Photo/Joan Monfort)

Tensionet shpërthejnë te Reali, Mourinho i del kundër Pérezit – kjo është arsyeja

24 September, 2026

Bomba e Berishës: Zbulon 3 emrat e gazetareve që, bashkëpunonin me Vlora Hysenin

24 September, 2026

Operacioni “The Wanted” godet sërish: 4 emra në prangat e Interpolit, ja kush janë

24 September, 2026

Pensionistët do të marrin më shumë para: Ja sa rriten pensionet

24 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.