🚨 Mihali reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: “Shumë mirë Gjykata, shumë mirë PDK”
Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Në reagimin e saj, Mihali ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit, duke e komentuar me ironi rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo ka shkruar se, sipas vendimit, Kuvendi ka 14 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin, përpara se të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
> “Shumë mirë Gjykata. Shumë mirë PDK. Kështu mbrohet shteti dhe çështjet prioritare”, ka shkruar Mihali.
📌 Reagimi i saj vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për afatin e zgjedhjes së Presidentit.







Diskutime rreth kësaj post