Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 300 testime të kryera në 24 orët e fundit, 31 raste pozitive janë konfirmuar me Covid-19.
Konkretisht 8 raste në Tiranë, 5 në Vlorë, 5 në Shkodër, 1 në Lushnje, 2 në Durrës, 2 në Krujë, 6 në Pukë dhe 2 në Elbasan.
Lajmi i mirë sipas Ministrisë së Shëndetësisë është se kemi më shumë të shëruar se të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 1416 raste me Covid-19.
Diskutime rreth kësaj post