• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

30 vjet nga rrëzimi i komunizmit, Basha kujton 8 Dhjetorin: Edhe sot rinia do e sjellë ndryshimin

9 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dje është kujtuar 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, e cila solli ndryshimi në historinë e vendit tonë, pasi para 30 vitesh u shemb diktatura komuniste nga studentët e dhjetorit 1990.

Të gjithë politikanët uruan dhe kujtuan këtë ditë të shënuar, ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi virtual ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë teksa tha se rinia është ajo e cila do të sjellë një ndryshim të madh përsëri.

“Sot ne përkujtojmë një ditë të madhe të ndryshimit të historisë sonë. 30 vite më parë ne bëmë kthesën e madhe dhe shembëm diktaturën më të egër komuniste në të gjithë Europën. Ky ndryshim u bë i mundur vetëm falë heronjve tanë, vetëm falë të rinjve të dhjetorit 1990, të cilëve u shkon sot mirënjohja dhe përkulja e thellë me respekt e imja. Ndryshimi i Shqipërisë do të vijë, ndryshimi i Shqipërisë mund dhe do të bëhet vetëm nga ju, vetëm nga rinia shqiptare”, tha Basha.

Ai u shpreh se si pasojë e keqqeverisjes shumë shqiptarë kanë humbur shpresën dhe besimin për një ndryshim. Por duke u dhënë një mesazh të fortë të rinjve ai gjithashtu rikujtoi se ndryshimi pozitiv mund të vijë vetëm nga ata.

“Si pasojë e keqqeverisjes shumë shqiptarë kanë humbur shpresën, kanë humbur besimin tek ndryshimi. Populli shqiptarë ka një histori të dhimbshme. Por në këtë histori të dhimbshme nuk ka ndodhur asnjëherë, asnjë ndryshim i madh pozitiv asnjë zhvillim i rëndësishëm pa protagonizmin e të rinjve shqiptarë. Ky është mesazhi kryesor që dua të rikujtoj sot, ky mesazh vlen dhe duhet të kujtohet edhe më fuqishëm”, u shpreh kryedemokrati.

Sipas tij qeveria nuk jep mundësitë e duhura që të rinjtë shqiptarë të shkëlqejnë brenda vendit, por i detyron ata të kërkojnë emigracionin si zgjidhje për jetën e tyre.

“Unë kam udhëtuar shpesh këto vite dhe kam patur privilegjin të takoj të rinj shqiptarë, që kanë kapur majat në nivele ndërkombëtare. Sepse këtu nuk ju jepet mundësia, këtu qeveria i detyron të largohen e të braktisin vendin. Por, të dashur miq, unë besoj nga thellësia e shpirtit, unë jam i bindur se ndryshimi i shumëpritur është plotësisht i mundur”, tha Basha.

Më tej ai falënderoi studentët dhe u shpreh se është merita e tyre që u shpall demokracia, që u fitua liria e shtypit, që ndryshoi ekonomia dhe që shqiptarët ishin të lirë për të udhëtuar. Madje, Basha vazhdoi duke thënë se nuk duhen harruar sakrificat e prindërve, vuajtjet apo humbjet e jetëve për të ardhmen që të gjithë të rinjtë e ëndërronin.

Paraardhëse

Ruli i dërgon mesazhin e tretë Berishës për tu larguar, njeriu i Bashës sinjal të qartë ish-kreut të PD se i është mbyllur dera e politikës

Pasardhëse

Spartak Ngjela del me paralajmërimin e frikshëm për politikën shqiptare pas goditjeve të fundit të SPAK

Pasardhëse

Spartak Ngjela del me paralajmërimin e frikshëm për politikën shqiptare pas goditjeve të fundit të SPAK

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.