• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

25 Prilli! Ja cilët janë 7 nga kandidatët më të votuar në vend të PS-së, i pari nuk është Rama

28 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
289
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për të parë se sa i “vlen lëkura” një kandidati për deputet.

Kur kanë kaluar më shumë se 10 orë nga procesi i numërimit, 7 kandidatë nga PS kryesojnë listën si më të votuarit në të gjithë Shqipërinë, ku i pari qëndron Taulant Balla me 16,169 vota.

I dyti në renditje është ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me 11,814. Kryeministri Edi Rama renditet i treti në listë me 11,393. Lista vijon me Niko Peleshin në Korçë, për t’u ndjekur nga Saimir Hasalla me 10,711. Në listën e më të votuarve është edhe ministri Blendi Klosi me 9,545, i cili kontribuoi edhe për të marrë mandatin e 5-të në Berat, ku ishte i renditur në vijën e zjarrit në këtë qark dhe më pas është Aurora Mara me 9,318.

Edhe zv.kryeministri Erion Braçe renditet në listën e më të votuarve për PS-në si i 8-ti më i votuar, teksa lista vijon me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila aktualisht është edhe më e votuara në qarkun e Tiranës. Në 10-tshen e më të votuarve të socialistëve është Paulin Stërkaj me mbi 6 mijë vota.

Sa i përket më pak të votuarve në këtë forcë politike është Klodiana Spahiu, Fidel Ylli, Najada Çomo, që u soll me shumë bujë nga kryesocialisti Edi Rama. Asaj ia ka kaluar Luljeta Bozdo, që ka marrë 1,646 vota. I fundit është Alban Xhelili.

Përtej PS-së, në LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho janë 2 më pak të votuara që renditen të fundit ndërsa i pari është Agron Çela në Shkodër me 2,283.

Ndërsa ende vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët në listat e partive, duket se figura të reja në PD po lënë në hije edhe drejtuesin historik të saj Sali Berishën i cili e ka drejtuar këtë parti për 29 vjet, deri në dorëzimin e stafetës te Lulzim Basha. Më i votuari në listat e PD rezulton Flamur Hoxha me 9159 i cili kandidon në Kukës. Pas tij më i votuari është në Korçë, Ervin Salianji me 8694. Pas tij me numër të lartë votash është edhe Agron Kapllanaj në Fier me 7464, që është gati të thyejë herësin dhe të thyej renditjen e partisë në këtë qark. Kandidati pasues i listës më të votuar është në Elbasan. Luçiano Boçi me 7257 vota dhe Dashnor Sula me 7133 vota.

Më pas në renditjen e më të votuarve deri tani vijnë kandidatët në Shkodër, ky kryeson Bardh Spahia me 5923 vota, pas tij Zef Hila me 5882 vota dhe Helidon Bushati me 5658, i cili është i 3 më i votuari në këtë qark. Lista e më të votuarve vijon me Tiranën. Pas Bushatit vjen Lulzim Basha me 5427, Belind Këllicci me 3905. Agron Shehaj po në listën e Tiranës ku kandidon edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë 4355 vota, duke pasuar radhën, te Bujar Leskaj i Vlorës me 5102 vota dhe Kreshnik Çollaku me 5073 vota. Shumë figura të reja të PD kanë lënë pas ish-kryeministrin Berisha i cili ka marrë vetëm 1591 vota.

Paraardhëse

E papritur! Është më i votuari, ja kush është kandidati surprizë i PD-së që po lë në hije Sali Berishën dhe Lulzim Bashën

Pasardhëse

‘400-1000 euro për familje, nesër do dalin videot’, Mark Marku paralajmëron publikimin e përgjimeve, ja kush është kandidati i përfshirë

Pasardhëse

‘400-1000 euro për familje, nesër do dalin videot’, Mark Marku paralajmëron publikimin e përgjimeve, ja kush është kandidati i përfshirë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.