Shpërndahet forcërisht nga forcat e Policisë, protesta e shoqërisë civile në sheshin “Skendërbej”! Protestuesit ishin mbledhur në shesh, me pankarta në duar “Jo diktaturës” duke kundërshtuar masat e marra për koronavirusin, që sipas tyre po shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut.
Menjëherë për të shpërndarë tubimin ka ndërhyrë edhe Policia.
Në një komunikim për Fax News, aktivisti Sazan Guri tha se shqiptarëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe qeveria po tallet me jetët tona.
“Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt me këto shoqërime. Janë 2 milionë të tjerë gati për protestë, por nuk dalin se kanë frikë se mos humbasin vendet e punës. Në këtë rast, këto u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendja që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit.
Po këtë ma shpjegon dot asnjë të vdekur këto dy javë. Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pandemi. E lamë që të kontrollojë 3 javë jetën tonë, por nuk mund të tallet. Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e vecantë për shumë arsye”, – tha Sazan Guri.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post