Në 16 mars, opozita ka planifikuar organizimin e protestës më të madhe që është bërë në këto 28 vite.Protesta që ka vetëm datë fillimi, por jo mbarimi parashikon që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të mblidhen rreth 200 mijë persona, kjo pasi largimi i kryeministrit Edi Rama është një emergjencë kombëtare, ndaj edhe është kërkuar mobilizim maksimal.
Po nga ana tjetër Rama i pyetur nga gazeta “Koha Jonë” është shfaqur i prerë duke thënë se nuk ka ndërmend ta mendojë dorëheqjen dhe se vetëm në vitin 2021 do të ketë zgjedhje parlamentare, duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, që kërkon opozita.Madje burime kryeministrore dhe nga kupola e PS-së u shprehën se Rama: Nuk jep dorëheqjen, sikur të bëhet nami me 16 apo 17 apo 18 mars! ”Pra opozita po shkon në përplasjen finale me Edi Ramën, i cili me datë 16 mars ka urdhëruar krejt forcat e policisë të jenë Tiranë, duke lenë një shërbim formal nëpër rrethet e vendit. Llogariten mbi 7 mijë forca policie, pa harruar edhe forcat e ushtrisë, të cilat do vishen me uniformë policie për të mos renë në sy nga opozita dhe vëzhguesit e huaj.Dhjetëra televizione të huaja kanë kërkuar akredim për datën 16 mars, por e kanë lënë hapur datën e largimit. Kjo tregon se shërbimet partnere kanë informacione për përplasje të dhunshme nga moria e madhe e protestuesve, nëse kryeministri nuk vendos të pranojë zgjedhje të reja me një qeveri tjetër.
Diskutime rreth kësaj post