Specialistët e Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit, Kosovar, Ahmet Ajeti, 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.
Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin Lulzim Berisha.
Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Lulzim Berisha, shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.
Shtetasi Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post