Incident pas mbërritjes së fluturimit nga Cyrihu në Aeroportin e Prishtinës
Një incident është raportuar mbrëmjen e 21 shtatorit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pas mbërritjes së një fluturimi nga Cyrihu.
Sipas informacioneve të raportuara nga Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 19:45, në platformën 201 B, ku ndodhej avioni i ardhur nga Zvicra.
Sipas raportimeve, një 25-vjeçar, shtetas zviceran, dyshohet se kishte shkaktuar shqetësime gjatë fluturimit dhe më pas situata kishte vijuar edhe pas aterrimit.
I riu, i identifikuar me inicialet L.B., dyshohet se ka tentuar të godasë një punonjës të aeroportit, i cili ishte në detyrë si mbikëqyrës i platformës.
Pas incidentit, personi është shoqëruar në zyrën e Policisë në Aeroport, ku janë kryer procedurat përkatëse. Gjatë procedurave, sipas raportimeve, atij i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar me 1.23 promil.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Sulmi”.
Pas përfundimit të procedurave policore, personi është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Të gjitha pretendimet e mësipërme bazohen në informacionet e raportuara dhe personi konsiderohet i dyshuar deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente.






Diskutime rreth kësaj post