• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

11 milionë euro për të dalë nga burgu, ish-drejtori i Shërbimeve Sekrete feston lirimin e tij në lokal

16 May, 2022
në Rajon
0
362
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për lirimin nga paraburgimi të ish-drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov janë paguar si garanci nga avokatët shuma e 11 milionë eurove. Dje ai ka dalë nga burgu nën masa të forta sigurie.

Ish-drejtori i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov lirimin e tij mbrëmë e ka festuar në një kafene të Shkupit.

Sipas portalit “Reporter” ai ka festuar bashkë me bashkëshorten e tij, djalin dhe miq të tjerë, ndërsa në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e nxjerrur nga një shoqe e tij ku shkruan “Lojaliteti është shumë me rëndësi”.

Po ashtu portali “Reporter” bën të ditur se Mijallkov nuk ka qëndruar shumë në këtë lokal dhe më pas është drejtuar drejt shtëpisë së tij. Ai mbrëmë doli nga burgu pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesën e mbi vendimin për paraburgimin e Mijallkovit në rastin “Parcelat në Vodno”.

Mijalkovit iu caktua masa e paraburgimit për “Parcelat në Vodno”, pasi Gjykata e Apelit pikërisht para një jave ia shfuqizoi paraburgimin për rastin “Thesari” me garanci 11 milionë euro. Për Mijallkovin tani vlejnë masa të tjera kujdesi. Ai do duhet të paraqitet çdo javë në Gjykatën Penale dhe nuk do mund të largohet nga vendi pasi nuk ka pasaportë.

Mijallkov ishte në paraburgim nga muaji shkurt, pasi para kësaj u zhduk pa gjurmë, ndërsa më vonë kur u paraqit tha se ka pasur simptoma të kovidit.

Ky rast i lirimit ka nxitur reagime të ashpra në opinion, pasi që është kritikuar ashpër lirimi i tij. Mijalkov është në paraburgim në Burgun e Shkupit që nga 26 shkurti. Ai u dënua me 12 vite burg për çështjen “Target – Kala” për përgjime të paligjshme dhe me 8 vite burg për çështjen “Thesari. “Titanik 2” dhe “Tortura” janë në gjyq, i cili është në prag të vendimit. Më 12 maj të këtij viti, prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin “Parcelat në Vodno”, ku në mesin e të dyshuarve është edhe Mijallkov.

Paraardhëse

Shtyhet nata finale e Big Brother VIP? Çfarë pritet të ndodhë në 1 janar

Pasardhëse

Mevlani rikthehet në Përputhen, ja çfarë ka për të thënë

Pasardhëse

Mevlani rikthehet në Përputhen, ja çfarë ka për të thënë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.