Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari do të përballet nesër me Vettingun. Nesër në orën 12, Dizdari do të paraqitet para KPK, trupa e së cilës përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici.
Në aspektin pasuror, gjyqtari Dizdari duket i varfër, por nisur nga ato çfarë kanë ndodhur deri më tani, mund të priten edhe supriza.
Sipas të vetmes deklaratë pasurie të publikuar në Open Spending Albania, gjyqtari Dizdari deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes e vajzës. Dizdari në vitin 2014 ka deklaruar se bashkëshortja ka kursyer rreth 14 milionë lekë të vjetra nga paga si arsimtare nga viti 1997 – 2012, nga puna përkohësisht në INSTAT, qarku i Kukësit dhe kontribut nga vëllezërit.
Kujtojmë se në vitin 2016 gjyqtari Dizdari, ishte një nga anëtarët e Kushtetueses që votoi pezullimin e ligjit të “Vettingut” dhe dërgimin e tij në Komisionin e Venecias.
Ndërsa sa i përket anës profesionale, nuk është se ka një karrierë të panjollosur.
Kujtojmë ngjarjen e vitit 2012 me nipin e tij, i cili bënte rolin e sekserit dhe për një rast nxjerrje nga burgu kërkonte 100 milionë lekë, të cilat u dyshua se më pas i ndante me gjyqtarin Dizdari.
Agron Lumeshi, nipi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Gani Dizdari. Lumeshi u hetua nga prokuroria, pasi dyshohej se po ushtronte ndikim te daja e tij, gjyqtari Gani Dizdari, për lirimin e paligjshëm të një të burgosuri për veprën penale të vrasjes. Por, nga prokuroria nuk është vërtetuar se paratë kanë shkuar në dorën e gjyqtarit Dizdari.
Gjithesesi procesi i Vettingut, mund të zbulojë supriza ashtu siç ndodhi në rastin e gjyqtarit Admir Thanza.
Risjellim në vëmendje, se rezultatet e pra të vetingut i kanë dhënë një goditje të fortë gjykatës më të rëndësishme në vend.
Para të niste procesi i Vettingut, Gjykata Kushtetuese pati mbetur me 6 anëtarë, por dy muajt e fundit mjaft emra nuk e kaluan vetingun dhe sollën probleme.
Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga detyra, ndërsa anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha ngelën në proces./CNA.al
Diskutime rreth kësaj post