Ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura. Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdolloji.
Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se:
Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ që:
– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
– Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim të aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.
“Prioriteti ynë numër 1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme”, – tha Manastirliu.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post