Kreu / Rozë / “Shokon” aktorja seksi: Ja çfarë kam vjedhur në Shtëpinë e Bardhë

“Shokon” aktorja seksi: Ja çfarë kam vjedhur në Shtëpinë e Bardhë

Lea Michele ka rrëfyer se ka vjedhur njëherë në Shtëpinë e Bardhë një letër tualeti. Ajo ka qënë e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon.

Aktorja 31-vjeçare thotë se u ndje e nderuar të shkonte në rezidencën politike të vendit gjatë kohës që luante rolin e Rachel Berry në “Glee”.

Vizita e Leas në Shtëpinë e Bardhë ka qënë në kohën e presidentit Obama, në prill të 2010, kur kasti i Glee xhiroi serinë White House Easter Egg Roll.

“Në një moment shkova në tualet, dhe pashë se dhe letra e tualetit kishte të stampuar logot e Shtëpisë së Bardhë dhe thashe me vete “Duhet ta marr këtë! Duhet ta marr këtë!”.

Fillova të merrja letrën e tualetit dhe e futa poshtë pantallonave. E kam edhe sot”, ka rrëfyer Lea.

“Nuk të pa njeri?”, e pyet Jimmy duke qeshur.

“Jo! Ishte e frikshme të ikja pastaj me letrën e tualetit”, përgjigjet aktorja 31-vjeçare.

Mos humbisni

Sofia e Arian Çanit bën deklaratën e papritur: Do hakmerrem!

Emri i saj vazhdon të lakohet në showbizz edhe pas largimit nga  emisioni i Arian …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.