Ndersa Edi Rama promovon zhvillimin e turizmit dhe i jep prioritet investimeve ne kete zone, OSHEE nuk ndalet duke i penalizuar pikerisht keto pika turistike.
Prej 24 oresh pa drita rezulton edhe njesia administrative Shkrel ne Malesi te Madhe, perfshire Razmen turistike, Vrithin, Dedajt etj. Ende jane te paqarta shkaqet e kesaj nderprerje te energjise ndersa banoret kerkojne te nderhyhet.
“Pershendetje, jam nje banor i Shkrelit, ne rrethin e Malesise. Jemi prej afro 24 oresh pa drita dhe ende nuk dijme arsyet e kesaj shkeputje. Kjo na ka krijuar mjaft probleme veçanerisht per Razmen ku ka mjaft turiste kete fundjave.
Jemi munduar te kontaktojme me perfaqesuesit e OSHEE ne Malesi te Madhe por asnje pergjigje. Ju lutemi na e bani problem, sepse asnje sinjal nuk eshte dhene deri me tani se do te rregullohen”.
Nuk eshte hera e pare qe ne Razem dhe njesine Shkrel ikin dritat, pasi problemet si pasoje e rrjetit te amortizuar kane qene te shumta edhe vitin qe lame pas, e duket se do te vijojne edhe per kete vit. Kur ndodhemi ne nje nga periudhat e volitshme per zhvillimin e turizmit dhe rritjen e standarteve, institucionet shteterore behen shkaktare te penalizimit te ketij sektori. Te shtunave e te dielave keto zona numerojne dhe frekuentimin me te larte!
Diskutime rreth kësaj post