Kreu / Sport / Italia na mund me golin e një shqiptari

Italia na mund me golin e një shqiptari

Kombëtarja shqiptare ka luajtur ndeshjen e fundit të fazës së eliminatoreve në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ndaj Italisë, të cilën e humbën me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë kaloi me dominim të Shqipërisë, ku në fillim kishte dy-tre goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Gianluigi Buffon. Megjithatë 45 minutat e para u mbyllën në barazim të pastër pa gola.

Shqipëria insistoi edhe në pjesën e dytë, por Italia kishte kontrollin në posedim të topit, çka bëri që axurrët të vijnë deri te goli.

Antonio Candreva, arbëresh i Italisë, pas një krosimi të Spinazzolas gjeti veten në mes të zonës për të shënuar nga afërsia për 1-0 dhe epërsinë e Italisë.

Deri në fund Shqipëria avancoi përpara, por nuk arriti që ta shënojë golin e barazimit.

Shqipëria e mbyll fazën kualifikuese për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë.

Mos humbisni

“Strakosha, një ‘Zot’ i zbritur në tokë”

Lazio i shkaktoi humbjen e parë Juventusit në Serie A, duke e mposhtur 1-2 në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.