Kush tha se vetëm femrat janë ato që gatuajnë për meshkujt? Këta të fundit janë mjeshtra në kuzhinë, madje edhe në atë familjaren. Një grua ka zgjedhur faqen tonë për të treguar aftësitë e të shoqit për ta bërë atë të lumtur.
“Burri im është kuzhinieri më i mirë në planet.
Përshëndetje njerëz të mirë. Jam një zonjë 46 vjeçe nga Lezha. Burri im është 6 vite më i madh dhe në Itali ka qenë një shef shumë i mirë kuzhine në shumë restorante të njohura.
Ama burri im nuk është nga ata që vetëm punojnë. Ai më llaston pafund dhe nuk i vjen aspak turp që të gatuajë edhe për mua.
E nuk po flas vetëm për raste të veçanta, siç lexova një zonjë këtu në faqen tuaj, por ai çdo mëngjes më përgatit ushqimin që më lë pa frymë.
Jo vetëm mua, por edhe fëmijëve tonë.
Nuk ka asgjë të keqe në këtë mes.
Unë merrem me punët e shtëpisë sepse fatmirësisht pjesën më të madhe të gatimeve i bën burri.
E jam me shume fat. Edhe pse shumë njerëz mundohen ta thumbojnë me idenë alla shqiptaçe: Pse i shërben gruas, burri im sërish nuk na lë asgjë pas dore në kuzhinë.
Andaj them që martesa është fat.
Nuk ka rëndësi nga cila zonë e vendit je. Rëndësi ka personi si është gatuar dhe sa ai e do dhe vlerëson familjen e tij.
Sot kemi brinjë qingji për drekë me një salcë të paparë që ai akoma ma mban sekret. Bujrum kush do të vijë nga ne :D”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post