• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

​LVV: Fjala referendum ka qenë e qëlluar

14 February, 2021
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet e sotme i ka quajtur referendum, sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në votim.

Partia e Albin Kurtit duke shprehur falënderimin ndaj votuesve, i ka ftuar ata të mos dalin në sheshe, por të festojnë pranë familjeve. Ndërkohë shtuan se presin të ketë fitore të madhe dhe bashkëpunime me opozitën e ardhshme në Kuvend.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se zgjedhjet e sotme kanë qenë të kënaqshme për demokracinë e vendit.

“Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Dalja e tyre në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Mendojmë se sa i përket daljes dhe pjesëmarrjes në këto zgjedhje fjala referendum ka qenë e qëlluar. Disa herë e kemi thënë presim të kemi fitore të madhe dhe do të kemi bashkëpunime shumë të mira në Kuvendin e Kosovës”, – tha ajo.

Ish-ministrja e Drejtësisë tha se në këto momente e gjithë vëmendja duhet të tjetër tek numërimi i votave për të garantuar votën e lirë.

“I ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që festën e tyre dhe tonë të bëjnë secili pranë familjes në shtëpinë tonë. Është me rëndësi të mos tubohemi në sheshe dhe rrugë për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se temperaturat e ulëta dhe temperaturat e ulëta mund të bëhen shkak për problemet me shëndetin individual dhe publik. Arsyeja tjetër se pse po e bëjë këtë thirrje është se në këto momente po ndodh një proces shumë i rëndësishme, ai që është numërimi i votave. E gjithë organizata dhe vëmendja e aktivistëve duhet të jetë tek puna e komisionarëve dhe vëzhguesve sepse duhet të garantojmë votën e lirë dhe të paprekshme të secilit qytetarë. Prandaj edhe një herë të mos festojmë në sheshe, por pranë familjes”, – deklaroi ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu nuk pranoi të diskutoi exit-pollet e publikuara orë më parë.

“Ne kësaj radhe nuk do i diskutojmë Exit Poll-et tashmë veçse ka filluar numërimi i votave nga KQZ-ja dhe do e përcjellim këtë proces si dhe do pranojmë raportime të vazhdueshme periodike nga komisionarët tanë nga qendrat e votimeve dhe numërimeve”, – tha ai.

Paraardhëse

Numërohen mbi 50% të votave, VV-ja del e para

Pasardhëse

Lista serbe kryeson në komunat me shumicë serbe

Pasardhëse

Lista serbe kryeson në komunat me shumicë serbe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.