• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ҫfarë ka ndodhur? Shpërthen keq mjeku Tritan Kalo: Do të largohem nga Shqipëria: Nëse nuk je militant apo servil, s’të ofrohen mundësi

1 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, sociale
0
324
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku i njohurTritan Kalo, ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, këtë lajm e ka bërë me dije vetë mjeku përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale.

Ai shkruan se pas daljes në pension më 18 korrik, do të largohet përfundimisht për të jetuar në Kanada, aty ku dhe ka familjarët dhe miqtë.

Në postimin e Kalos, nuk kanë munguar edhe disa kritika për Shqipërinë dhe drejtuesit e saj.

“NËSE nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë.

KËTË gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….FATKEQSISHT “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi Profesionalizmin dhe Interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

“1.04.2023….Muaj PRILL të mbarë miq, të afërm, mirëdashës, kolegë e bashkëkombas.

1.04.1997 shënon ditën e mbërritjes sonë në ishullin e Vankuverit të Kolumbisë Britanike, Kanada, fillimisht për dy vite në Nanaimo ku më 7.08.1998 erdhi në jetë bija jonë e tretë, Genta Juna Kalo, dhe prej 1.07.1999 e në vijimësi në kryeqendrën e provincës, Viktoria….Prej Shtatorit 1996 i kishim në dorë dokumentet e emigrimit për në Kanada, por megjithatë hezitonim shumë të largoheshim nga “Dheu ku na kish lerë koka”.

Ishim të instaluar shumë mirë në Paris, Francë ku unë edhe studiova, por së bashku me time shoqe dhe dy vajzat e lindura në Shqipëri vendosëm të riktheheshim në fillimvitin 1993, me idenë e dëshirën të kontribuonim në ZHVILLIMIN dhe në DEMOKRATIZIMIN, e vendit tonë të dalë nga 45 vite dkitaturë.

”Guri i rëndë në vend të vet” ishte diçka, që prindërit na e kishin ushqyer përditë me dashurinë për NËNË LOKEN SHQIPËRI. Pozicionin profesional të punës në Paris, të marrë përmes konkurrimit kurrë nuk mbërrita ta marr në vendin tim, edhe pse i Diplomuar me “Medalje të Artë” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe i vetmi mjek në atë kohë i Diplomuar në një prej 100 universiteteve më në zë në Botë, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat” në dy domene të rëndësishme të mjekësisë klinike: 1- Sëmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjekësor.

Viti i praptë 1997 na krijoj angështinë e vijimësisë së jetës në Shqipëri…PROFESIONALIZMI, PËRKUSHTIMI dhe PUNA pak u vlerësuan në atë kohë, dhe ato përsëri pak u vlersuan pas rikthimit tim nga Kanadaja në Korrik 2009, kur “gëzova edhe statusin e të papunit” për një vit si dhe të mos rikthimit në auditorët e dijedhënies në vijimësi deri më sot.

NËSE nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë.

KËTË gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….FATKEQSISHT “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi Profesionalizmin dhe Interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare.

Fotot e mëposhtëme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj….Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo Jr vetë i pestë, Familja Veizaj vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako ime vjehrre dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimin tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizma….Together forever!!!“, shkruan Kalo.

Paraardhëse

Kandidatja e PD në Vaun e Dejës-Berishës: Zoti non grata nuk bashkëpunoj me ju

Pasardhëse

E papritur, Olta dëshiron të lërë shtëpinë e “Big Brother Vip”

Pasardhëse

E papritur, Olta dëshiron të lërë shtëpinë e "Big Brother Vip"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.