• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zyrtarizohet vendimi për hapjen e kufijve! BE vendos për Shqipërinë, ja lista e vendeve që do lejohen

30 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi zyrtarisht të martën rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur prej datës 1 korrik, me 14 vendet për të cilat vendet anëtare ishin dakordësuar që të premten e 26 qershorit.

Këtyre vendeve do t’iu shtohet edhe Kina, nëse pranon të respektojë reciprocitetin me vendet e BE-së. Pavarësisht rekomandimit të Komisionit me 11 qershor për të përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, siç është raportuar dhe më herët vendet anëtare pranuan vetëm Serbinë dhe Malin e Zi.

Sipas rekomandimit, pëpilimi i listës së parë me 14 + 1 vende, është bërë në bazën e kritereve të para-përcaktuara nga Komisioni që me 11 qershor, duke u bazuar në të dhënat e disponueshme për gjysmën e parë të qershorit, deri me datë 15.

Për përfshirjen e një vendi në listën e gjelbër kombinohen këto kritere:

Rastet e reja me Covid-19 duhet të jenë pranë apo poshtë mesatares së BE-së gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.

Prirja e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e qëndrueshme ose në zbritje në krahasim me periudhën pararendëse.

Përgjigjia e përgjithshme kundër Covid-19, duke marrë parasysh informacionin e disponueshëm në aspekte të tilla si testimi, mbikqyrja, gjurmimi i konktakteve, masat mbrojtëse, trajtimi dhe raportimi si dhe besueshmëria e informacioneve të disponueshme dhe të burimeve të të dhënave.

Në këtë marrëveshje të parë që pas mbylljes së kufijve në mars, marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e asociuara të zonës Shengen, por jo Britania e Madhe që është jashtë Shengenit, dhe as Irlanda dhe Danimarka që nuk e pranojnë këtë listë.

Kufizimet për vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, nuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë apo me qytetarët të vendeve të treta që kanë qëndrim të rregullt në BE. Dhe ato përjashtojnë edhe disa kategori të veçata nga vendet jashtë BE-së si diplomatët, studentët, punëtorët sezonalë etj.

Kjo marrëveshje ndalon gjithashtu çdo vend të BE-së dhe zonës Shengen të hapë kufijtë me një vend të ndryshëm nga ato në listë, pa marrë dakordësinë e të gjithë vendeve të tjera, për të garantuar mirë-fuksionimin e lëvizjes së lirë brënda kufijve të brendshëm të BE-së.

Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

Vendet, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë lirshëm në BE dhe në vendet e zonës Shengen duke nisur nga 1 korriku janë:

Algjeria
Australia
Kanadaja
Gjeorgjia
Japonia
Mali i Zi
Maroku
Zelanda e Re
Ruanda
Serbia
Koreja e Jugut
Tajlanda
Tunizia
Uruguaji
Kina (nëse pranon reciprocitetin).

Paraardhëse

Panik i jashtëzakonshëm! Mijëra njerëz evakuohen nga qendra tregtare

Pasardhëse

“Kjo është gjëja më absurde që po ndodh “, kreu i Urgjencës ka një paralajmërim për qytetarët

Pasardhëse

"Kjo është gjëja më absurde që po ndodh ", kreu i Urgjencës ka një paralajmërim për qytetarët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.