Mbrëmjen e djeshme u konfirmua personi i gjashtë i prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Pas kësaj situate ka reaguar me një status në rrjetet sociale zv.kryeministri Erion Braçe.
Braçe iu ka bërë thirrje qytetarëve, që janë kthyer nga Italia të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë, që të shmangin përhapjen e koronavirusit. Ai ka zbuluar edhe detaje të reja në lidhje me të infektuarin e gjashtë në Shqipëri, i cili sipas ministrisë së Shëndetësisë është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj.
Ndërkohë Braçe tregon që 31-vjeçari kishte shkuar vetëm disa orë në një spital në Milano për të vizituar dajën e shtruar dhe në këtë mënyrë ka fituar koronavirusin.
Aktualisht i riu ndodhet në Urgjencën e Infektivit, ku po trajtohet nga mjekët.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, numri i të infektuarve shkoi në 6, pasi katër persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirmuan para dy ditësh nga Ministria e Shëndetësisë.
Statusi i plotë:
“NJERËZ NËSË KENI QENË NË ITALI DY JAVËT E FUNDIT RRINI NË SHTËPI!
MOS DILNI! MOS SHKONI NË KAFE A RESTORANTE!
INFEKTONI TË TJERË KËSHTU!
Ky virus shfrytëzon fort mënyrën tonë të jetesës;
E DIMË MIRË, NE JEMI POPULL SHUMË SOCIAL, “BËHEMI SHUMË” ME NJERI TJETRIN!
I infektuari i 6-te është një djalë i ri që ka shkuar vec për disa ore në Milano,
“për të parë dajën e shtruar në spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak është dashur
Pastaj dashuria e madhe për njeri tjetrin ketu e perhap me qef virusin!
Ndaj,
NËSË KE QENË NË ITALI, VETËKARANTINOHU!
RI NE SHTËPINË TËNDE!
SHPËTON VETËN DHE GJITHKËND QË DO!
Bëje tani!” – shkruan Erion Braçe
FOTO:







Diskutime rreth kësaj post