• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zjarret në Greqi, kryebashkiaku paralajmëron: Viktimat mund të jenë mbi 100

24 July, 2018
në Aktualitet, Rajon
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve masive që kanë rrethuar Athinën. Të dhënat zyrtare flasin për 77 të vdekur në veri-lindje të kryeqytetit grek dhe 556 të plagosur, nga të cilët 16 në gjendje të rëndë.

Por kryebashkiaku i lokalitetit të Rafinës, Evangelos Bournos ka paralajmëruar se viktimat mund të jenë mbi 100. Sipas zyrtarit, shtëpitë e shkatërruara nga flakët janë rreth 1.500 dhe çuditërisht, ka nënvizuar ai, nuk ka ardhur asnjë urdhër evakuimi. Ndërkohë, mijëra persona të tjerë janë evakuuar.

Qyteza e Matit, më e prekura nga zjarret, është mbuluar nga hiri që ka arritur deri në kryeqytet. Trupat e viktimave janë gjetur në vende të ndryshme. Në një shtëpi, anëtarët e familjes, prindërit dhe dy fëmijët u gjetën me trupat të shkrumbuar, por të përqafuar.

Një grup prej 26 personash janë gjetur të përvëluar në majë të një shkëmbi, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve. Shumë prej banorëve të lokalitetit turistik kanë vërshuar drejt detit, por as atje nuk kanë gjetur shpëtim. Të paktën 5 trupa të pajetë janë rekuperuar në brigjet e Rafinës, ndërkohë që Roja Bregdetare u ka ardhur në ndihmë të paktën 700 personave të tjerë.

“Kjo që po ndodh nuk do të kalojë pa marrë përgjigje”, ka deklaruar ndërkohë kryeministri Alexis Tsipras, i cili ka hedhur dyshime se zjarret kanë qenë të qëllimshme, nisur nga fakti se në 24 orë janë regjistruar 47 vatra.

Paraardhëse

Mësoni pse salca juaj e preferuar quhet “Ketchup”

Pasardhëse

ZYRTARE/ SHBA: Shqipëria vend i pasigurtë për bizneset amerikane, jo investime (FOTO)

Pasardhëse

ZYRTARE/ SHBA: Shqipëria vend i pasigurtë për bizneset amerikane, jo investime (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.