• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zhvlerësimi i Euros, Jorida Tabaku: Pasojë e pastrimit të parave dhe korrupsionit

27 August, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, ka ngritur shqetësimin për zhvlerësimin historik të Euros gjatë kësaj vere, duke theksuar se ky fenomen nuk lidhet me faktorët tradicionalë ekonomikë, si turizmi apo bujqësia.

Sipas Tabakut, raportet e INSTAT-it dhe Ministrisë së Financave, tregojnë se i vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, një sektor që po përfiton nga investimet e huaja direkte, të cilat në të shumtën e rasteve kanë shkuar në blerjen e pasurive të patundshme.

Gjithashtu, Tabaku shprehet se ky zhvillim tregon për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, një fenomen që nuk reflekton interesat e qytetarëve të ndershëm dhe nuk kontribuon në zhvillimin e ekonomisë reale.

Mes të tjerash, ajo thekson se prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po ndëshkohen, pasi zhvlerësimi i Euros i ka bërë produktet shqiptare më të shtrenjta jashtë vendit, duke i dalë kështu jashtë funksioni tregut të brendshëm.

Deputetja kërkon një model ekonomik të ri, që shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet dhe nuk mbështetet vetëm në sektorin e ndërtimit, që sipas saj, është bërë qendër e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ajo vë në dukje se ky model i tanishëm, nuk sjell asnjë vlerë për qytetarët dhe bizneset e ndershme.

Postimi i Tabakut:

“Euro ka njohur minimumin historik gjatë kësaj vere.

Gjatë gjithë verës Euro është këmbyer me nën 100 lekë një euro. Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të euros.

Nuk ka lidhje as me turizmin, as me ndonjë sektor tjetër të cilët nuk po reflektojnë atë që duhet të kishin reflektuar të paktën në ekonomi. Përgjigjen na e jep INSTAT dhe Ministria e Financave. I vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, ndërsa nga ana tjetër Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë.

Konfirmojnë që të gjitha investimet e huaja direkte që kanë ardhur në ekonomi dhe kanë shkuar në sektorin e ndërtimit lidhen me blerjen e pasurive të patundshme, që do të thotë që është pastrimi parave. Që do të thotë se është një fenomen që nuk ka lidhje me qytetarët e ndershëm që punojnë, nuk ka lidhje as me turizmin, as me bujqësinë.

Por nga ana tjetër po ndikon dhe po penalizon ato që ndershmërisht punojnë me punën e tyre. Prodhimi sot është duke u penalizuar. Produktet shqiptare të fermës dhe bujqësisë sot janë duke u penalizuar sepse shiten jashtë më shtrenjtë dhe praktikisht ka nxjerrë çdo gjë jashtë funksioni në tregun e brendshëm. Ekonomia shqiptare vetëm si rezultat i kësaj sot mbështetet tek importi dhe produktet e importeve.

Ne duhet të sjellim një model ekonomik i cili e shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet ndërkohë kjo që po ndodh është e fokusuar tek pastrimi parave dhe korrupsioni. Asnjë vlerë për qytetarët dhe asnjë vlerë për bizneset e ndershme”, shkruan Tabaku.

Paraardhëse

Luiz Ejlli zbulon projektet e reja muzikore: Kam gati katër këngë, ja kush janë artistet që po bashkëpunon

Pasardhëse

Mark Zuckenberg bën deklaratën e fortë: Biden-Harris ushtruan presion për të censuruar amerikanët

Pasardhëse

Mark Zuckenberg bën deklaratën e fortë: Biden-Harris ushtruan presion për të censuruar amerikanët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.