• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zhupa për Unazën: Rama dhe Veliaj po i trajtojnë shqiptarët, njëlloj si serbi kosovarët

13 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar sërish atë se çfarë po ndodh me projektin e ‘Unazës së Madhe’.

Zhupa e vuri sërish theksin tek vjedhja e madhe që po bëhen në këtë projekt, ku për 3 kilometra janë dhënë 40 milionë euro, ndërsa shtoi se kompanitë që janë shpallur fituese kanë probleme të mëdha ligjore.

“40 milionë euro janë dhënë për me pak se 3 km rrugë. “Vëllezërit Hysa” janë 3 herë në tender pa ofertë. Janë tre kompani, ‘Biba X Dh Albania’, Salillari dhe Viktoria Invest. “Biba X” është nën sekuestro kur u zhvillua tenderi. Në 3 tendera, vetëm një ofertues i vlefshëm. I kanë dhënë 18 mln euro pronarëve off-shore të panjohur”, tha Zhupa.

Më tej Zhupa theksoi se Partia Demokratike nuk është kundër ndërtimit të Unazës së Re, por sipas saj, ajo që shqetëson PD-në është fakti se banorët nuk po trajtohen siç duhet.

“Kjo është firma që ka marrë pjesën e Luanit. Janë tre tendera fiktive dhe të paracaktuara. Kjo është afera korruptimeve tek Unaza e Re. Unë pres që Prokuroria të hetojë dhe të vërë para ligjit shkelësit. E para është mbështetja në këto kushte. Mbështetja ka qenë prezente. Denoncimi e kësaj afere që të shikohet edhe një herë projekti dhe të shikohet se kush është zgjidhja. Banorët nuk do të pranojnë që do të largohen nga shtëpitë në mënyrë aq të lehtë. PD do t’i mbështesë . Në çdo vend normal shpërblehesh dhe ikë në jetën tënde. Ata banorë nuk kanë vetëm shtëpinë, por edhe bizneset e tyre. Projekti i unazës është i rëndësishëm. Nuk jemi kundër saj, por jemi kundër si si po trajtohen banorët. Ne do mëshojmë që projekti të bëhet, por të shpronësohen sipas çmimit të tregut. Brenda një shtëpi jetojnë minimalisht 4-5 familje”, shtoi ajo.

Ndër të tjera zëdhënësja e Partisë Demokratike, deklaroi se Rama me Veliajnë po sillen në mënyrë të egër me qytetarët, ndërsa sjelljen e tyre e krahasoi me regjimin serb ndaj kosovarëve.

Ajo u ndal edhe tek heqja e monumentit të shqiponjës, veprim të cilin e quajti si veprim në kundërshtim me ligjin, pasi siç tha Zhupa, largimi i saj duhej të vendosej në këshillin bshkiak ose me vendim gjykate.

“Ata janë para djerse, nuk mund t’ua zhdukësh para syve, Veliaj me Ramën po sillet si serbi me kosovarët. Unë kam reaguar edhe në facebook, kam ndarë edhe videon e inaugurimit të shqiponjës. Nuk është çështja PD-PS. E para është simbol kombëtar. Shqiponja është vënë në 100 vjetorin e pavarësisë. Ajo është bërë me akt ligjor.

Është bërë me vendim të këshillit bashkiak. Bashkia miratoi të quhej sheshi Shqiponja. Kjo shqiponjë është monument kulture, ajo duhej bërë me ligj dhe jo me maliq. Një vendim i këshillit bashkiak ndryshohet me vendim të këshillit bashkiak, por edhe me vendim gjykate. Shqiponja është një kauzë, por për mua është më e rëndësishme zgjidhje e problemit të banorëve”, përfundoi ajo.

Paraardhëse

Protesta e banorëve të Unazës së Re: Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë (VIDEO)

Pasardhëse

Ja cilën pjesë të detit po negocion Shqipëria me Greqinë

Pasardhëse

Ja cilën pjesë të detit po negocion Shqipëria me Greqinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.