• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

I zhdukur më 1999, kosovari kthehet i gjallë te familja

27 April, 2016
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sejdi Thaçi nga fshati  Zajm i komunë së Klinës,  i zhdukur që 17 vjet, është kthyer i gjallë në shtëpi. Familjarët e tij deklaruan se Sejdiu është zhdukur në Pejë me 6 janar 1999.

Në atë kohë ai është marrë nga forcat serbe pas rastit në kafiterinë ‘Panda’ kur u vranë disa të rinj serbë. Më vonë, për këtë vrasje u mor vesh se ishte kryer nga vetë forcat serbe për të krijuar pretekst për të vrarë shqiptarët.

Hysen Thaçi, djali i vëllait të të kthyerit Sejdi Thaçi, deklaroi në Klan Kosova se të afërmin që deri më tash ishte i zhdukur, e kishin kërkuar gjithkund.

“Kemi kërkuar gjithkah  me ADN  dhe nëpër organizata të ndryshme por nuk e kemi gjetur”, tha Hysen Thaci.

Sipas tij, axha është kthyer në shtëpi javën e kaluar rreth orës  8 e 30 minuta, por që aktualisht është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e tij nuk është aq e mirë as psikikisht as fizikisht”, tha ai.

“Nuk ka shumë njohuri se ku ka qëndruar por vetëm i kujtohet kur është arrestuar”, tha Hysen Thaçi, nipi i të kthyerit.

“Nuk mundet të tregojë  nga fillimi deri në fund se çfarë ka bërë, ku ka jetuar e si është kthyer apo si ka shpëtuar”, tha ai.

“Aq sa ka treguar, axha ka ardhur deri në kufi në veri të Kosovës, pastaj deri në shtëpi me një taksist nga Skenderaj”.

Për më tepër, Hysen Thaçi tregoi se sipas fjalëve të axhës së tij, deri para pesë muajve ka qenë bashkë me një person tjetër gjithashtu i zhdukur.

“Ai thotë se ka qenë me një person tjetër i cili ka vdes para 5 muajve. Nuk mund të flasim për persona të tjerë apo me emra sepse nuk duam të japim shpresa, por organet përkatëse duhet të merren me të”, tha ai.

Familja Thaçi, sot i ka njoftuar organet përkatëse për këtë rast, pasi kanë pritur derisa gjendja e tij shëndetësore është forcuar pak.

Ky është rasti i parë që pas 17 vjetësh, një person që konsiderohej i zhdukur, kthehet i gjallë në shtëpi.

Madje emri i Sejdi Thaçit, figuron i gdhendur edhe në pllakën përkujtimore në Klinë, ku janë të vendosur emrat e të pagjeturve.

Paraardhëse

Spartak Braho shtrohet me urgjencë në spital

Pasardhëse

Mbledhja e PD / Çfarë servilizmi ndaj Berishës!

Pasardhëse

Mbledhja e PD / Çfarë servilizmi ndaj Berishës!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.