• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zhduken dy vajza nga Kamza, dyshimet e familjes dhe dëshmitë e shoqeve

22 November, 2017
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy adoleshente nga Kamza rezultojnë “të zhdukura” prej më shumë se 24 orësh. Familjarët e tyre nuk kanë pasur asnjë kontakt me dy 16-vjeç- aret që prej mëngjesit të së hënës kur ato janë nisur për të shkuar në shkollë.

Burime nga Policia thanë se dy vajzat me iniciale A.O. dhe E.P. janë nxënëse të vitit të dytë në shkollën e mesme në Kamzë dhe janë denoncuar mbrëmjen e së hënës nga familjarët në Komisariatin nr.5. Kanë qenë babai dhe vëllai i dy vajzave që i janë drejtuar për ndihmë Policisë së Tiranës, pasi kanë kërkuar vetë përgjatë gjithë ditës dhe kanë pyetur shoqet e shokët e tyre të shkollës.

Ata kanë dyshime se vajzat mund të kenë udhëtuar në drejtim të Kosovës, megjithatë nuk kanë asnjë provë konkrete, përveç bisedave që kanë bërë me bashkëmoshataret e tyre në shkollë.

Shtetasit M.P., 23 vjeç, dhe B.O., 44 vjeç, përkatë- sisht vëllai dhe babai i vajzave të humbura, kanë edhe frikën e ndonjë trafikimi të mundshëm të adoleshenteve, pasi dyshojnë se mund të jenë gënjyer nga ndonjë person.

Pasi kanë pritur deri në orët e pasdites së të hënës që ato të ktheheshin vetë, familjarët fillimisht i janë drejtuar shkollës, ku kanë biseduar me mësuesit dhe me nxënësit e tjerë, nëse kanë pasur ndonjë organizim apo udhëtim jashtë Tirane. Megjithatë, ata u kanë mohuar të kenë pasur organizime të tilla.

Nga ana tjetër, të dyja vajzat nuk kanë pasur celularë që të mund të komunikonin me to. Pasi kanë biseduar me mikeshat e tyre, familjarët dyshojnë se ato mund të kenë shkuar bashkë në Kosovë, pasi një prej shoqeve i kishte dëgjuar teksa flisnin me njëra-tjetrën për një udhëtim të tillë.

Nisur nga deklarimet e babait e vëllait të vajzave, Policia ka kërkuar informacion nga Policia Kufitare në Kukës, për të mësuar nëse 16-vjeçaret e kishin kaluar kufirin në drejtim të Kosovës apo jo.

Megjithatë, burimet thanë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nuk ka rezultuar që vajzat ta kenë kaluar kufirin në drejtim të Kosovës. Policia tha dje se po punohet për gjetjen e tyre.

Paraardhëse

E vërteta e operacionit “Forca e Ligjit” dhe censura e TCH ndaj Policisë

Pasardhëse

Terror në një lokal, i riu me kapuç godet kamarierin dhe i merr lekët

Pasardhëse

Terror në një lokal, i riu me kapuç godet kamarierin dhe i merr lekët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.