Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar debatin që kanë shkaktuar deklaratat e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në det.
Sipas tij zgjerimi nuk mund të bëhet aty ku nuk ka hapësirë duke hedhur poshtë hartat e publikuara nga mediat greke që zgjerimin me 12 milje e nisin në veri të ishullit Othonoi dhe në veri të ishullit Erikusa.
Brace shtoi se aktualisht nuk po zhvillohen negociata me Greqinë ndërsa theksoi se vija e kuqe për çdo marrëveshje të mundshme mbetet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Parimi i 12 miljeve sipas asaj konvente të të drejtës së detit që ju citoni zbatohet atje ku ka hapësirë jo atje ku nuk ka. Nuk shkojmë fare tek ishuj pasi në atë hapësirë nuk mund të aplikohet parimi i 12 miljeve, nuk mund të aplikohet fare.
Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi këtë vendim nuk mund të dal kurrkush as parlamenti as Presidenti as qeveria, as grupet negociatore. Grupet negociatore ngrihen me miratim të Presidentit dhe sot nuk ka madje nuk ka as negociatë”, tha Braçe për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post