• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Harito: Duhet më shumë Evropë

23 April, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Francë kanë tërhequr vëmendjen e gjithë opinionit publik botëror, pasi prej tyre varet tashmë jo thjesht dhe vetëm fati i Francës, por më se shumti fati i Bashkimit Europian.

Goditja e marrë nga largimi Britanisë së Madhe mund të kthehej në një fatalitet për BE, nëse “Brexit” do të shoqërohej në një “Frexit”, me një fitore të mundshme të kandidatëve që mbështesin linjën radikale.

Kundër kësaj linje antieuropiane është shprehur sot edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito.

Në një postim në faqen e saj në FB, ministrja e cila ka jetuar dhe punuar për rreth 20 vjet në Francë shkruan:

“Europa mban frymën me sytë nga Franca!

Sot na duhet të ndalojmë pak shëtitjen me Çadër apo me syze dielli në bulevard dhe t’ju bashkohemi disa qindra milionë europianëve të kontinentit me të njëjtin emër, të cilët sot, pikërisht sot, i kanë sytë drejtuar nga Franca për të mësuar në ora 20:00, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, nëse BE si hapësirë paqeje, mirëqenieje dhe zhvillimi do të vazhdojë të ekzistojë ende.

Impakti i daljes së Francës nga BE, që do të sillte si pasojë edhe shkërmoqjen e Bashkimit Europian, do të ndryshonte përgjithnjë faqen e kontinentit dhe Shqipërisë e Ballkanit bashkë me të, për keq jo për mirë.

Dy ndër katër kandidatët që kanë probabilitet të mjaftueshëm të kualikohen për raundin e dytë janë kundra Bashkimit Europian, Marine Le Pen dhe Jean-Luc Melenchon.

Nëse ndodh që këta të jenë dy të kualikuarit e raundit të parë, Bashkimi Europian nuk do ti mbijetonte dot një goditje nga Franca, vend fondator dhe shtyllë e BE së bashku me Gjermaninë. Europianët kanë harruar çfarë ju sjell BE.

A imagjinojnë dot sot të rinjtë francezë që udhëtojnë me trena në gjithë vendet e Europës, që shkrirja e BE sot, nesër nuk do të thotë thjesht udhëtime pak më të vështira me viza e ndalesa në kuj, por mund të përkthehet në luftë me Poloninë a me Hungarinë?

Që zhdukja e € do të thotë ulje e shkëmbimeve tregtare brenda Europës, më pak peshë karshi Kinës, Indisë, SHBA, por në fund të fundit më pak mirëqenie, më shumë varfëri, më pak punë për ta?

Europa mund të jetë bërë në këto 60 vjet jetë, si ato shtëpitë e mëdha, e të tejmbushur mbase me objekte të çmuar dhe qilima të rëndë, por e pluhurosur. Por të shembësh shtëpinë për ta shkundur nga pluhuri nuk është zgjidhja sepse mbetesh jashtë.

Hajde ta shpluhurosim e ta modernizojmë shtëpinë, ti japim më shumë dritë duke hequr perdet e rënda, madje edhe duke e hapur oborrin për miqtë që duan të vijnë aty, siç jemi ne vendet e ashpra por dinamike të Ballkanit.

Bashkimi Europian duhet forcuar dhe duhet bërë më fleksibël, duhet të vijojë të jetë model shprese, demokracie dhe mirëqenieje. Na duhet më shumë Europë jo më pak Europë”.

Paraardhëse

Ja cilit deputeti duhet ti kërkoni llogari për bllokimin e rrugëve nga PD

Pasardhëse

Deputeti i PS ngre një pyetje të çuditshme për flokët e Bashës

Pasardhëse

Deputeti i PS ngre një pyetje të çuditshme për flokët e Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.