• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet në PD, regjistrohen Basha dhe 3 emra të tjerë, Edit’h Harxhi i kërkon ndihmë Berishës

22 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Janë regjistruar dje zyrtarisht tre kandidatët që do të rivalizojnë Bashën në zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar partie. Me anë të një njoftimi zyrtar, grupi “Për PD” bëri të ditur se emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e partisë së PD, janë Edit’h Harxhi dhe Ibsen Elezi. Po ashtu mëngjesin e djeshëm edhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të PD, Fatbardh Kadilli bëri të ditur kandidaturën. Ndërkohë pasdite edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha regjistroi kandidaturën për garën e 13 qershorit. Kritikët e Bashës parashtruan disa kërkesa për të garantuar një garë të ndershme ku e quajtën vendimin e Kryesisë si të njëanshëm lidhur me kohën e shkurtër para zhvillimit të zgjedhjeve. Në njoftim kërkohet që lista e plote e kandidatëve të vendoset në dispozicion para datës 24 maj, të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor, të hartohet një axhendë për takimet e përbashkëta të kandidateve dhe infrastruktura e burimet administrative të vendosen në funksion të tyre.

“Të bazuar në vendimin e Kryesisë së PDSH për shpalljen e garës për Kryetar të PD që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqesë dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi. Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme, pavarësisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH. Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së. Të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar. Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit. Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta. Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështetur në vlerat më të mira perëndimore të PD”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ditën e diel do të zhvillohet një mbledhje kryesie në PD ku pritet të miratohen kandidatët për garën e 13 qershorit.

Menjëherë pasi ka dorëzuar kërkesën për të kandiduar për kryetare e Partisë Demokratike, Edit’h Harxhi dha një prononcim për mediat. Ajo deklaroi se në garën për 13 qershor asgjë nuk është bërë sipas rregullave teksa shtoi se ajo do të ofrojë për Partinë Demokratike një reformim të thellë që mbështetet në idealet e vitit 1990. “Uroj shumë që gjithçka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithçka është bërë sipas rregullave të lojës. Ajo që ofroj unë është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990”, tha Harxhi. Po ashtu Harxhi si një nga mbështetëset më të flakta të Sali Berishës dhe njëkohësisht mike e ngushtë e vajzës së tij, ka kërkuar mbështetjen e ish-kryeministrit për kandidaturën e saj. Ajo u shpreh e sigurt se Berisha do ta mbështesë pasi sipas saj ai do bashkimin e partisë dhe jo përçarjen e saj.

“Po, jam e sigurt që do më mbështesë, se jam më e vjetër, jam e sigurt që do ai do ta bashkojë partinë dhe jo ta përçajë. Nuk kam fol me të por ai do bashkimin e partisë”, tha ajo.

E pyetur nëse PD është në prag të përçarjes së thellë, Harxhi u shpreh se Partia Demokratike është e përçarë, por jo e shpërbërë pasi bazat i ka solide. Sipas saj, Basha e ka humbur me kohë mbështetjen e Berishës dhe kjo u pa edhe te intervista e mbrëmshme e ish-kryeministrit. Ndërkohë edhe kandidati Fatbardh Kadilli në një prononcim për mediat foli mbi kandidaturën e tij. Ai u shpreh se gara nuk është e rregullt teksa deklaroi se nuk do të tradhtoj asnjë demokrat në këtë proces.

Paraardhëse

Arben Ristani: PD nuk është më një parti që respekton statutin, drejtimi i Bashës është autokratik

Pasardhëse

Ekspertët fundosin Metën, tregojnë si u shkel Kushtetuta gjatë fushatës, rreshtimi krah opozitës i pajustifikueshëm

Pasardhëse

Ekspertët fundosin Metën, tregojnë si u shkel Kushtetuta gjatë fushatës, rreshtimi krah opozitës i pajustifikueshëm

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.