• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet në PD, Harxhi kërkon të braktiset Parlamenti dhe të nisin protestat, Shehaj thirrje për të ndryshuar lidershipin

7 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
118
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ditën e djeshme ka kërkuar që PD të mos hyjë në Parlament dhe të nisin protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama. Harxhi u ndal tek deklaratat e Bashës për njohjen e zgjedhjeve ku tha se kreu demokrat nuk mund të mos njohë zgjedhjet e më pas të hyjë në Parlament.

Sipas saj për të rrëzuar kryeministrin, Basha nuk duhet të hyjë në Parlament por të organizojë protesta paqësore.

“Basha e quan procesin të manipuluar, ashtu e quaj edhe unë, por unë quaj procesin parazgjedhor të manipuluar ndaj zgjedhjeve, pasi zgjedhjet në vetvete ishin ditë normale zgjedhjesh pasi nuk ka pasur asnjë ankimim nga komisionerët e PD kur janë mbushur procesverbalet në KZAZ. Gjithçka doli ditën e dytë pas ditës së parë kur z Basha u shpreh se votat janë në kuti, ditën e dytë tha se nuk njihte zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë ende sot se nuk i njohim zgjedhjet, por se do të hyjë në parlament. Atëherë unë i bëj thirrje se nëse nuk do i njohim zgjedhjet z.Basha nuk duhet të hyjë në Parlament. por duhet ti prijë një protestë paqësore të stilit Rumun me një rezistencë paqësore për të rrëzuar Edi Ramën”, – tha ajo.

Harxhi u shpreh se nëse kreu aktual Lulzim Basha fiton zgjedhjet përsëri në 13 qershor, PD do të kthehet në një organizatë joqeveritare. Ajo tha se me Bashën në krye të partisë, do të jetë shumë e vështirë që PD të ringrihet. Sipas saj Bashës i mungon perspektiva për të mundur qeverinë aktuale, pasi ai nuk ka një projekt të ri për të drejtuar partinë drejt fitores.

“Kam frikë që PD do humbasë shumë për vetë faktin se ka humbur tashmë në këto 8 vjet. Në këto vite ne jemi jashtë pushtetit qendror dhe vendor. Unë mendoj që nëse ne do të vazhdojmë me të njëjtën rrugë pa një perspektivë të qartë se si do ta mundim qeverinë aktuale, dhe se si është projekti ynë i ardhëm një projekt i ri që do drejtojë fundin e tranzicionit në PD dhe Shqipëri, këto s’mund të bëhen me Bashën dhe kam frikë se PD do të përfundojë shumë rëndë, ndoshta në një OJF. Që do të thotë se do të jetë shumë e vështirë më vonë për ta ri ngritur partinë”, – tha ajo.

Shehaj thirrje demokratëve për ndryshimin e lidershipit

Ndërkohe kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me demokratët në qytetin e Gjirokastrës ku ka vijuar me kritikat ndaj kreut aktual të PD. Shehaj u shpreh se Basha po përdor një tezë komuniste duke i quajtur kundërshtarët e tij politik agjentë të armikut që përçajnë partinë. Ai tha se duhet një lidership në PD që të krijohet një opozitë e fortë me vlera, aftësi dhe përkushtim. Sipas Shehaj, partia nën drejtimin e tij do të ketë persona me integritet të cilët do të jenë të ndershëm dhe të aftë për punë.

“Ata që nuk humbasin asgjë kur Partia Demokratike humbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë. Nën drejtimin tim, PD do kthehet tek vlerat dhe tek morali: në krye të saj do të jenë njerëz me integritet, me aftësi dhe me përkushtim. Në PD do të vlerësohet puna, do të vlerësohet aftësia, do të vlerësohet ndershmëria”, –  tha ai.

Paraardhëse

Aktori Mirush Kabashi është gjallë, lajmi për vdekjen e tij ishte “fake news”

Pasardhëse

E bujshme nga Anglia, futbollisti i Shqipërisë drejt kalimit te Liverpuli

Pasardhëse

E bujshme nga Anglia, futbollisti i Shqipërisë drejt kalimit te Liverpuli

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.