Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj së bashku me homologen kosovare Haradinaj- Stublla kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku u kërkojnë shqiptarëve të Malit të Zi të mbështesin Listën Shqiptare.
Sipas Cakajt kjo listë nuk lidh vetëm Malësinë e Ulqinin, por gjithë shqiptarët pa dallim prandaj më 30 gusht ajo duhet mbështetur fuqimisht.
Ndryshe nga Cakaj, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mbështesë Milo Gjukanoviç, një nga garuesit në Malin e Zi, për zgjedhjet e 30 gushtit. Përmes një videoje, të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur të mbështesë , Gjukanoviç, kreun e Partisë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit.
Postimi i ministrit:
“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim.” – shkruan Cakaj.







Diskutime rreth kësaj post