• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë, Lubonja: Vetëvendosja do jetë parti e parë, por për koalicion e ka më vështirë se me LDK

14 February, 2021
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me skype për News24 ka analizuar situatën e zgjedhjeve në Kosovë teksa për punë orësh qytetarët mësojnë se kush do të jetë parti e parë.

Lubonja deklaron se nuk ka dyshime se LVV do të jetë parti e parë, por ka pikëpyetje të shumta nëse do e formojë ajo qeverinë apo koalicioni kundërshtar do i kalojë 50% bashkë.

Ai thotë se kësaj radhe LVV për të bërë ndryshim i duhet dyndje e madhe votuesish, gjë që nuk është parë deri në orës 15:00, ndërkohë që për koalicion kësaj radhe Kurti e ka më të vështirë se një vit më parë me LDK.

Deklarata e Lubonjës:

”Ka interpretime të ndryshme. Varësisht nga partitë, ne që jemi asnjënaës përsëri mund të gabojmë sepse nuk jemi aty. Nuk është njësoj si unë prej këtej, dhe si me qenë aty në terren. Doja të thoja që një interpretim, një ndryshim i madh kërkon një dyndje më të madhe se zakonisht, nga ana tjetër në këtë rast ideja e LVV që mendohet se do votojë shumë, do shkojnë shumë mund të vihet në pikëpyetje. Kjo korrigjohet me pandeminë e motin e keq.

Një dyndje, mundet ata të LVV që janë më militantë dhe më të angazhuar kanë shkuar që herët, ndërkohë ka pasur një hezitim apo abstenim për partitë e konsumuara, apo atyre që s’duan të votojnë LVV. Pra s’kanë pasur entuziazmin.

Interpretimet janë të ndryshme ,rezultati do e tregojë. Duke patur parasysh, pandeminë, të ftohtin, jemi në shifra të pranueshme të një votimi, duke shpresuar. Deri në 3 duket e ulët.

Mund të jetë dyfishuar, por mund të ketë shkuar tek 50-60%.

Tregon se ata janë përgjigjur kësaj ndjeshmërie që është e madhe. Mendoj që kanë bërë mirë, i mbështes. Pastaj sa mund të thithen, përthithen në problemet me Serbinë, Europën dhe SHBA. Unë mendoj që meqenëse çështja e negociatave, çështja që i përket interesave të të gjithëve, jo vetëm të LVV si parti, edhe njohjes etj etj. Do të jetë shumë më e varur dhe nga ndërkombëtarët, axhenda nuk e bën dot qeveria e ardhshme, por faktorët ndërkombëtarë. Ajo që duan të zgjidhet kjo punë. Mendoj se edhe kjo ndikon që të ketë më shumë hapësirë nëse fiton LVV, kemi dhe një problem që nuk është zgjidhur, a do arrijë LVV të kapi shifrën që i munëdson krijimin e qeverisë apo koalicionet kundër saj mund të kapin ato 50%.

Besoj se do jetë parti e parë, sipa gjithë sondazheve, vihet në dyshim qeveria. Në këtë rast sa mund të angazhohet në problemet e brendshme, varet nëse LVV do të jetë formuesja e qeverisë. A do e ketë krejt, a do e marrë qeverinë. Nëse fiton koalicioni kundërshtar s’priten ndryshime për shtetin e kapur.

Mendoj që e ka më të vështirë, se sa kur bëri marrëveshjen me LDK. E shoh pak më shumë të polarizuar skenën politike, këto dy parti janë akuzuar shumë. Partia e Thaçit, PDK, Haradinaj mbetet mundësi por gjithsesi dyshoj se kjo mund të ndodhi. Do ta ketë të vështirë ose më të lehtë, nga sa afër do jetë me rezultatin, sa pak do i duhen apo sa më shumë do i duhen nëse nuk plotëson 50%. Ajo që do i duhet padyshim është një lloj maturie se unë kam shprehur dhe rezerva, për atë krejt, drejt. Supozojmë, nëse do vijë puna për të zgjedhur një President, s’besoj se duhet të jetë i LVV. Ndërsa ata kanë deklaruar që Vjosa Osmani do jetë, ndërkohë që ajo është bërë pjesë e LVV. Ato duhet të zgjidhen, problemet.”– tha Lubonja.

Paraardhëse

Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë, pritet deklarimi nga KQZ për pjesëmarrjen e njerzëve

Pasardhëse

Mbyllet votimi në Kosovë, publikohen exitpoll-et e para, ja kush parti kryeson

Pasardhëse

Mbyllet votimi në Kosovë, publikohen exitpoll-et e para, ja kush parti kryeson

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.