• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë, Kryetari i KQZ Kreshnik Radoniqi voton në Pejë

17 October, 2021
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në qendrën e votimit 1703C, që ndodhet në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Radoniqi ka deklaruar se procesi i votimeve ka filluar mirë.Sipas tij, rezultatet preliminare do të dalin në orët e vona. Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, njofton RTK.

Radoniqi ka qenë i pari që ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në qytetin e Pejës. Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, Radoniqi bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar. Radoniqi u bëri thirrje edhe subjekteve politike garuese, por edhe Këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

Radoniqi: “Ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese“.

“E shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar meqenëse është fillimi i ditës qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 19:00 do jenë të hapura unë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese gjithashtu bëjë thirrje që edhe partitë politike por edhe këshillat e vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, u shpreh ai. Po ashtu, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u shpreh optimist se sonte vonë, apo edhe nesër në mëngjes, do mund të dihen rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale.

Radoniqi: Deri në orët e vona besoj që do jepen rezultatet preliminare.

“Nuk pashë diçka parregullsi përveç asaj lapsi që m’u kthye…unë besoj që po jemi të përgatitur që të japim rezultatet preliminare deri në orët e vona, pra nëse mbesim diçka në mëngjesin e ditës së nesërme, sigurisht do t’i japim rezultatet preliminare, por stafi do punojë 24 orë edhe gjatë natës dhe ndoshta gjatë natës mund t’i shikoni përmes internetit ndryshimet e rezultateve”, u shpreh kryesuesi i KQZ-së.

Qytetarët e Kosovës, sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejtë vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime. Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Paraardhëse

Merr flakë një veturë në autostradën Tiranë-Durrës

Pasardhëse

Kosova voton sot për zgjedhjet lokale nën masat e pandemisë

Pasardhëse

Kosova voton sot për zgjedhjet lokale nën masat e pandemisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.